Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në kuadër të projektit rajonal “Përmirësimi i efikasitetit energjetik në objektet publike dhe zvogëlimin e ndotjes së ambientit jetësor në RPJP”, i përfundoi aktivitetet për rikonstruktimin e shkollës fillore në fshatin Baçishtë në Kërçovë.
Gjatë muajve të kaluar, në këtë objekt, u krye rikonstruktimi i tërësishëm i mbulesës së kulmit si dhe izolimi i tavaneve nga pjesa e brendshme. Në pjesën e brendshme të objektit, u ri konstruktua rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit bashkë me tualetet, i gjithë instalimi elektrik, si dhe rikonstruktimi i tërësishëm i mureve, tavaneve dhe dyshemeve. Vlera e përgjithshme e punëve është 10,3 milionë denarë, nga të cilat 5,7 milionë denarë janë siguruar nga Byroja për zhvillim rajonal, ndërsa 4,6 milionë denarë të tjera nga buxheti i Komunës së Kërçovës.
Në kuadër të projektit të njëjtë, aktivitetet janë në fazë përfundimtare edhe në Komunën e Dibrës, ku kryhen intervenime për rikonstruktimin e objektit të zjarrfikësve në këtë komunë, ndërsa paraprakisht përfunduan aktivitetet për rikonstruktimin e apartamenteve të SHF Mobilnost në Ohër, rikonstruktimi i shtëpisë kulturore-historike në f.Trebenishtë – Debërc, ndërtimi i kanalit Pesjak në Makedonski Brod, furnizimi i kontejnerëve për selektimin e mbeturinave për nevojat e Komunës së Pllasnicës.
No comment yet, add your voice below!