Skip to content

Në ujësjellësin e Ohrit u dha në përdorim kamion i ri

DATA

July 17, 2023

Kategoritë

Në kuadër të projektit “Përforcimi i kapaciteteve të NKP përmes furnizimit të pajisjeve”, para mediumeve dhe të punësuarve në ndërmarrjen komunale “Ujësjellësi” në Ohër, kryetari i komunës së Ohrit, Kiril Pecakov dhe drejtori i Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, Mirjana Lozanoska në mënyrë simbolike i dhanë në shfrytëzim mjetin kamion – të markës ISUZU – e furnizuan për nevojat e ndërmarrjes.

Me këtë rast, kryetari i komunës Pecakov theksoi se Komuna e Ohrit është e përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve të NPK, dhe në atë kuptim këtë vit investoi mjete të rëndësishme në furnizimin e pajisjeve me qëllim që të arrihet efikasitet më i lartë në dhënien dhe kryerjen e shërbimeve tek të gjithë qytetarët.

Përmes projektit të Qendrës për zhvillim në të trija ndërmarrjet komunale – Ujësjellës, Komunalja e Ohrit dhe Niskogradba janë investuar 7,5 milionë denarë, nga të cilat 6,1 milion janë mjete nga buxheti qendror, ndërsa pjesa tjetër janë mjete nga Komuna e Ohrit.

Drejtori i Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor theksoi se projekti është në lartësi prej 8,1 milion denarë dhe se partnerë janë komunat e Ohrit dhe Debërcës. Paraprakisht në ndërmarrjet komunale të Ohrit janë investuar 4,3 milion denarë për kamionin për Ujësjellësin, 3,2 milion denarë për të dy traktorët me mekanizmin ndihmës për Konunalen e Ohrit dhe Niskogradba, dhe 670.000 denarë për furnizimin e kantave për mebturina për Komunën e Debërcës.

Duke i falënderuar për donacionin drejtori i NP “Ujësjellës” Ohër, Marjan Risteski theksoi se me mjetin e furnizuar në Sektorin për objektet e furnzimit me ujë, prodhim dhe trajtim të ujit të pijshëm pritet që të kryhen punët në mënyrë më efikase dhe më ekonomike, veçanërisht në pjesën e mënjanimit të defekteve në rrjetin e ujësjellësit.

Projekti “Përforcimi i kapaciteteve të NPK përmes furnizimit të pajisjeve” i Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor është miratuar nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal, ndërsa mjetet janë siguruar nga ana e buxhetit qendror i shtetit, me çka me mjete vetanake marrin pjesë edhe komunat partnere në projekt.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy