Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në kuadër të projektit rajonal “Përmirësimi i efikasitetit energjetik në RPJP dhe shfrytëzimi i BRE”, i përfundoi aktivitetet për efikasitetin energjetik të Kuvendit komunal të Komunës së Makedonski Brodit.
Gjatë periudhës së kaluar, në këtë objekt, u krye rikonstruktimi i tërësishëm dhe efikasiteti energjetik i mureve të brendshme me vendosjen e leshit të gurit, izolimi I tavaneve dhe dyshemeve. Në kuadër të ndërtesës komunale, u rikonstruktua edhe Kuvendi komunal I komunës me masa për efikasitet energjetik në dysheme, tavane dhe mure si dhe instalim I ri elektrik. Vlera e përgjithshme e punëve është 7 milionë denarë, nga të cilat 6 milionë denarë janë siguruar përmes Byrosë për zhvillim rajonal, ndërsa 1 milion denarë nga buxheti i Komunës së Makedonski Brodit.
Në kuadër të projektit të njëjtë, aktivitete po zhvillohen edhe në komunat e tjera dhe atë në Komunën e Pllasnicës – rikonstruktimi i fasadës dhe kulmit në SHF “Junus Emre” në f.Lisiçan, Komunën e Kërçovës – instalimi i 6 sistemeve fotovoltaike në 6 objekte publike me nga 20kW, Komunën e Strugës – rikonstruktimi i fasadës dhe dritareve në dy shkolla dhe atë në SHK “Baftjar Banushi” dhe “Shën Klimenti i Ohrit”, dhe në periudhën e ardhëshme pritet të fillojë edhe realizimi i aktivitetit për rikonstruktimin e SHF “Said Najdeni” në Komunën e Dibrës.
No comment yet, add your voice below!