Skip to content

Filloi realizimi I projektit të mbështetur nga UNDP

DATA

October 16, 2023

Kategoritë

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor dhe komunat e Vevqanit, Dibrës, Pllasnicës Kërçovës dhe Ohrit, me trajnimin dyditor të organizuar nga ana e UNDP, e filluan realizimin e projektit për përgatitjen  e dokumentacionit tekniko-projektues me qëllim që të përmirësohet infrastruktura komunale dhe rrugore në Rajon. Në trajnimin dyditor numër më i madh i profesionistëve me përfaqësuesit e Qendrës për zhvillim dhe komunave i punuan elementet kryesore nga cikli projektues në ndërtimtari.

 

Projekti i Qendrës për zhvillim është në lartësi prej rreth 4.000.000 denarë dhe në periudhën e ardhshme pritet që të përgatitet dokumentacioni i nevojshëm me qëllim që të mund të kryhet rikonstruktimi, rehabilitimi dhe ndërtimi i rrjetit rrugor lokal në komunat e përmendura, si dhe rrjetit fekal në Pllasnicë.

 

Projekti është i miratuar në kuadër të ciklit të parë të granteve për përgatitjen e dokumentacionit teknik, e mbështetur nga ana e qeverisë së Suedisë, UNDP dhe nga Byroja për zhvillim rajonal.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy