Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në kuadër të projekteve të miratuara për vitin 2023, me sukses e realizoi aktivitetin për ndërtimin e rrugës lokale Popoj-Mlaka në Vevqan. Rreth 5,5 milionë denarë janë investuar në përmirësimin e kësaj rruge lokale me gjatësi prej 650 m dhe gjerësi prej 3 m. Intervenimet janë kryer në shtresën e poshtme të rrugës, me çka në masë të madhe është përmirësuar bazamenti me shtresë të re nga tamponi, dhe pastaj shtresë e re e asfaltit. Paralelisht me këto aktivitete u bë edhe lidhja e një pjesë të popullatës në rrjetin aktual fekal, dhe u ndërtua kanal i ri për ujërat atmosferik.
Aktiviteti në Vevqan është pjesë e projektit rajonal “Zhvillimi i turizmit rural dhe veprimtarive tjera komplementare në RPJP”, miratuar nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale, përkatësisht Byrosë për zhvillim rajonal. Mjetet janë siguruar përmes Programit për zhvillim rajonal nga buxheti nacional i shtetit.
No comment yet, add your voice below!