Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në kuadër të projektit “Përmirësimi i efikasitetit energjetik në RPJP dhe shfrytëzimin e BRE”, i përfundoi aktivitetet për rikonstruktimin e pullazit dhe fasadës së SHF “Junus Emre” në f.Lisiçan – Pllasnicë.
Gjatë periudhës së pushimit veror, ë këtë objekt shkollor, u bë rikonstruimi i tërësishëm i kulmit si dhe izolimi i vet kulmit dhe rikonstruktimi i fasadës së jashtme me fasadë të re termike. Në kulm është vendosur pullaz i ri nga llamarina e plastifikuar, hidroizolim me ter letër dhe termoizolim me lsh guri në sipërfaqe prej 1168 m. Ndërsa, në pjesën e jashtme të mureve, është punuar fasadë e re termike nga stiropori prej 10 cm në sipërfaqe prej 815 m2, me stiropor prej 3 cm në sipërfaqe prej 95 m2, dhe bazamenti i fasadës në sipërfaqe prej 69 m2. Investimi i përgjithshëm i këtij intervenimi është rreth 6,5 milion denarë, të financuara nga Byroja për zhvillim rajonal përmes Programit për zhvillim të barabartë rajonal për vitin 2022/2023.
Në kuadër të këtij projekti, janë përfunduar aktivitetet në Komunën e Makedonski Brodit – rikonstruktimi i Kuvendit komunal, Komuna e Debërcës – ikonstruktimi i ndërtesës komunale, Komuna e Vevçanit – rikonstruktimi i kuzhinës në kopshtin e fëmijëve, ndërsa në vijim janë realizimet e aktiviteteve në Komunën e Kërçovës – instalimi i 6 sistemeve fotovoltaike në 6 objekte, Komuna e Strugës – rikonstruktimi i SH “Shën Klimenti i Ohrit” dhe SHF “Baftjar Banushi”, ndërsa pritet për kohë të shpejtë të fillojë edhe realizimi i aktivitetit në Dibër dhe atë rikonstruktimi i SHF “Said Najdeni”.
No comment yet, add your voice below!