Të punësuarit dhe pacientët në Spitalin për sëmundje kardiologjike në Shën Stefan në Ohër veçse i ndjejnë efektet e masave të rikonstruktimit. Sipas fjalëve të drejtoreshës së institucionit d-r Elena Kovaçeska-Bashuroska janë ulur shpenzimet e derivateve, me çka për momentin është e mjaftueshme që nxemja qendrore të përdoret vetëm dy deri në tre orë gjatë ditës. Është i rëndësishëm fakti që nxehtësia nuk humbet në objekt, edhe përkundër faktit që nuk është përfunduar tërësisht termo fasada. Të punësuarit janë të kënaqur me punët e operatorit në pjesën e fasadës, sepse theksojnë se me masat e ndërmarra kanë kushte më të mira për punë.
– Siç theksojnë nga Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, të cilët e kordinojnë projektin, pritet që për një muaj të përfundojnë punët për ndërrimin e dyerve dhe dritareve me të reja nga PVC-ja, si dhe punët përfundimtare për fasadën. Paralelisht do të kryhen edhe punimet në pullaz, me çka së pari do të bëhen intervenime për konstruksionin e pullazit, dhe pastaj do të vendoset pullaz i ri. Me këto intervenime pritet që rreth 30 përqind do të ulen shpenzimet e përgjithshme të spitalit, së pari për nxehjen, por edhe për shpenzimet e energjisë elektrikedhe ujit.
Nëse kushtet atmosferike do të jenë të mira gjatë periudhës së ardhëshme, punët për rikonstruktimin e spitalit pritet të përfundojnëpër rreth 3 muaj, me çka objekti do të përfitojë pasaportë energjetike. Në rikonstruktimin e spitalit janë investuar rreth 15 milionë denarë, me çka pjesa më e madhe e mjeteve janë përfituar si grant nga Konfederata zvicerane dhe nga buxheti qendror i shtetit, dhe një pjesë ka edhe spitali dhe Komuna e Ohrit. Një pjesë e mjeteve do të jenë për furnizmin e pajisjeve të reja medicinale, si dhe zgjidhje softuerike që do ta përmirësojnë punën e përditshme administrative si dhe ndjekjen e istorisë së pacientëve.
Projekti për rikonstruktimin e spitalit i është miratuar Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor në kuadër të Shemës së granteve për projekte investuese nga ana e Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Ministrisë për vetëqeverisje lokale.
No comment yet, add your voice below!