Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në kuadër të projektit “Përmirësimi i efikasitetit energjetik në RPJP dhe shfrytëzimi i BRE”, i përfundoi aktivitetet për rikonstruktimin e SHFK “Shën Klimenti i Ohrit” në f.Morovishtë në Strugë.
Gjatë periudhës së kaluar në këtë objekt, operatori ekonomik BOKOP SHPK, punoi në rikonstruktimin e fasadës së jashtme dhe ndërrimin e dyerve dhe dritareve. Gjegjësisht, në pjesën e fasadës së jashtme, është punuar fasadë e re me izolim nga stiropori prej 10 cm dhe 5 cm, me sipërfaqe prej 275 m2, përkatësisht 52,8 m2. Në pjesën e dyerve dhe dritareve janë rikonstruktuar me të reja nga PVC materiali me karajkteristika energjetike, dhe atë një derë e jashtme me dy krahë dhe 21 dritare.
Përveç në këtë objekt në Strugë, në kuadër të projektit të lartë përmendur, janë realizuar aktiviteteedhe në komunat e Makedonski Brodit, Kërçovës, Pllasnicës Debërcës dhe Vevçanit, ndërsa në vijim janë aktivitetet në Strugë (f.Zagraçan) dhe Dibër. Projekti realizohet me mjete nga Byroja për zhvillim rajonal përmes Programeve për zhvillim të barabartë rajonal.
No comment yet, add your voice below!