Skip to content

Filloi procesi i gjenerimit të ideve për projekte rajonale për 2024/2025

DATA

November 10, 2023

Kategoritë

,

Me organizimin e forumit të parë rajonal në rajonin planor Jugperëndimor filloi procesi i gjenerimit të prjekt ideve për zhvillimin e projekteve për periudhën programore 2024/2025. Rreth 50 përfaqësues nga palët e rëndësishme të Rajonit në forumin që u mbajt në Strugë i vërtetuan prioritetet sipas të cilave Qendra për zhvillim në periudhën e ardhëshme do t’i përgatisë si projekte me të cilat do të aplikojë tek Ministria e vetëqeverisjes lokale, përkatësisht Byrosë për zhvillim rajonal. 

 

Gjatë debateve në forum theks të veçantë u vendos tek nevojat e qytetarëve, me çka, pikë së pari, si prioritet u përcaktua nevoja e përmirësimit të infrastrukturës rrugore lokale, rritjen e kapaciteteve të NPK dhe Njësive të zjarrfikësve përmes furnizimit të automjeteve dhe pajisjeve, si dhe rritjen e efikasitetit energjetik të objekteve publike në komuna. Në listë u vendosën edhe idetë për përmirësimin e arsimit në funksion të ne NVM dhe veçanërisht të veprimtarive artizanale, dhe theks u vendos edhe te përmirësimi i shërbimeve në turizëm, duke e marrë parasysh fotografinë e përgjithshme se rajoni planor Jugperëndimor është i profilizuar si rajoni më i rëndësishëm turistik në shtet. Në këtë kontekst u theksua nevoja edhe për përmirësimin e fotografisë së përgjithshme në sferën e ambientit jetësor, me theks për zgjidhjen e problemit me mbeturinat. 

 

Gjatë periudhës së ardhëshme do të përpunohen konceptet e projekteve, të cilat forumi do t’i shqyrtojë dhe vlerësojë në sesionin e dytë që do të mbahet kah fundi i muajit nëntor. Pastaj do të vijojë procesi i përgatitjes së dokumentacionit teknik të nevojshëm dhe kompletimit të aplikacioneve të projektit me të cilat Qendra për zhvillim do të aplikojë tek Ministria e vetëqeverisjes lokale, përkatësisht Byroja për zhvillim rajonal. 

 

Pritet që të përkrahen projekte të rëndësisë rajonale në lartësi prej 58 milionë denarë, mjete të cilat do të sigurohen nga buxheti qendror i shtetit nga viti  i ardhsëm dhe deri në vitin 2025. 

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy