Skip to content

U prezantuan grantistës të cilët përfituan mjete nga UNDP

DATA

November 23, 2023

Kategoritë

Në datë 20 nëntor në Shkup nën organizim të Zyrës së UNDP nga Shkupi, u prezantuan të 13-të grantistës- komunat dhe qendrat për zhvillim nga shteti, të cilët, në kuadër të thirrjes së parë të organizuar si pjesë e fondit për dokumentacion teknik janë përkrahur për përgatitjen e dokumentacionit për projektet infrastrukturore prioritare në nivel lokal dhe rajonal. Një nga grantistët është edhe Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, e cila në pesë komuna nga rajoni do ta përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe komunale. Me rreth 4 milionë denarë të përfituara nga Qeveria suedeze, Byroja për zhvillim rajonal dhe me pjesëmarrje të partnerëve në projekt do të përgatitet dokumentacion teknik për nevojat e Ohrit, Vevqanit, Dibrës, Kërçovës dhe Pllasnicës. 

 

Në evenimentin e djeshëm fjalë morën ministri i vetëqeverisjes lokale, Risto Penov, udhëhqësi për bashkëpunim dhe zhvillim i Suedisë, Mikael Aterhog, përfaqësuesi i UNDP në shtet, Armen Grigorjan dhe drejtori i Byrosë për zhvillim rajonal, Ramiz Rexhepi. 

 

Gjatë kësaj, u theksua se komunat duhet të kenë kujdes më të madh dhe të ndajnë mjete të mjaftueshme për përgatitjen e dokumentacionit teknik sepse vetëm në atë mënyrë mund të përmirësohen kushtet në nivel lokal dhe rajonal. 

 

Nga ana e projekt menaxherit të departamentit “Democratic Governance” pranë UNDP, Jovanka Stojanova u bë një rishikim i thirrjes së parë nga faza e dytë, dhe u bë e ditur se gjatë janarit të vitit 2024 do të shpallet thirrja e dytë për përgatitjen e dokumentacionit teknik për sferën tematike – përmirësimi i kualitetit të ajrit ambiental në shtet. 

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy