Skip to content

U mbajt Mbledhja e 10-të e Këshillit për zhvillim

DATA

December 22, 2023

Kategoritë

,

Këshilli për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor e mbajti mbledhjen e 10-të në të cilën anëtarët u informuan për fillimin e realizimit të projekteve rajonale nga Programi për ZHBR të MVL dhe BZHR për vitin 2023-2024, me çka në nëntë komunat e Rajonit do të investohen 58,5 milionë denarë. Me dy projekte do të përmirësohet efikasiteti energjetik përmes rikonstruktimit të objekteve publike dhe vendosja e paneleve diellore, ndërsa me projektin e tretë do të përmirësohet infrastruktura rrugore me qëllim që të përmirësohet oferta turistike e rajonit. 

 

Anëtarët e Këshillit u informuan se nga Programi për vitin 2022 dhe 2023 janë realizuar të gjitha aktivitete e parashikuara, përveç në Dibër dhe Kërçovë ku pritet që punët të përfundojnë deri në fund të vitit aktual, përkatësisht në fillim të vitit 2024. 

 

Në mbledhje u mbajt edhe prezantimi i propozim koncepteve për projekte rajonale sipas Programit për ZHBR të MVL dhe BZHR për vitin 2024-2025, sipas të cilës janë planifikuar investime prej rreth 58 milionë denarë. Pjesa më e madhe e tyre do të jenë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore lokale, si dhe për përmirësimin e kushteve në ambientin jetësor dhe të efikasitet energjetik në objektet publike. 

 

Anëtarët e Këshillit për zhvillim e shqyrtuan dhe miratuan Planin financiar të Qendrës për zhvillim të RPJP për vitin 2024, sipas të cilit është e planifikuar që të realizohen rreth 130 milionë denarë, me çka pjesa më e madhe, përkatësisht mbi 90% do të jenë të lidhura me realizimin e projekteve rajonale në Rajon. 

 

-Ftesë dhe rend dite

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy