Skip to content

58,5 milionë denarë të reja në Rajon

DATA

December 25, 2023

Kategoritë

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor me Byronë për zhvillim rajonal, nënshkroi marrëveshje për tre projekte rajonale, me çka në Rajon do të investohen 58,5 milionë denarë. Mjetet janë siguruar nga buxheti nacional përmes Programeve për zhvillim rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale, përkatësisht Byrosë për zhvillim rajonal. 

 

-Me projektin për vendosjen e panelee diellore në objektet publike do të investohen 18,8 milionë denarë në katër komuna të Rajonit: Strugë, Dibër, Makedonski Brod dhe Pllasnicë. Sisteme të kompletuara për prodhimin e energjisë elektrike do të përfitojnë 11 objekte publike. Maksimalisht nga këto sisteme, në kushtet ideale kohore dhe në periudhat me diell më të fortë, do të mund të fitohen 376,6 kWp, informojnë nga Qendra për zhvillim të RPJP.

 

-Projekti i dytë përfshin rikonsruktimin e rrjetit lokal rrugor në katër komuna nga Rajoni: Vevçan, Dibër, Qendër Zhupë dhe Pllasnicë, ku do të investohen 20,8 milionë denarë. Intervenime do të kryhen në rrugë dhe rrugica në gjatësi prej 2,4 km, me çka së pari do të bëhet përmirësimi i konstruktit të rrugëve, përmes vendosjes së shtresës së re të asfaltit. Me qëllim që të përmirësohet qasja deri te lokalitetet turistike dhe të mundësohet ofertë më e mirë turistike edhe në brendësi të Rajonit, theksojnë nga Qendra për zhvillim.  

 

-Rrethe 18,8 milionë denarë do të investohen në projektin për përmirësimin e efikasitetit energjetik në objektet publike në Kërçovë, Vevçan, Debërc dhe Ohër. Në Kërçovë do të rikonstruktohet kati i epërm të cilin e shfrytëzon Këshilli i Komunës dhe ku është e vendosur një pjesë e administratës komunale. Në Vevçan do të bëhet rikonstruktimi i dyerve dhe dritareve dhe intervenime në dysheme dhe tavane. Në Debërc objekti ekzistues të cilin e shfrytëzon Komuna do të bëhet me elektrikë të re, ujësjellës dhe kanalizim, si dhe izolim të dyshemesë dhe tavaneve. Në Ohër në dy kopshtet e fëmijëve – Lihnida dhe Rosica tërësisht do të rikonstruktohen nyjet sanitare me çka në masë të madhe do të përmirësohen kushtet e punës dhe të ndejes të rreth 420 shfrytëzues. 

 

Ekipi i Qendrës për zhvillim bashkë me komunat e Rajonit paralelisht e ndjekin procesin e përgatitjes së projekteve rajonale sipas Programit për ZHBR të MVL dhe BZHR për vitin 2024-2025, sipas të cilës janë planifikuar investime prej rreth 58 milionë denarë. Pjesa më e madhe e tyre do t’i kushtohen përmirësimit të infrastrukturës rrugore lokale, si dhe për ngritjen e kushteve në ambientin jetësor dhe efikasitetin energjetik në objektet publike, theksojnë nga Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor. 

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy