Skip to content

Forumi i dytë për projekte rajonale për periudhën 2024/2025

DATA

December 25, 2023

Kategoritë

Gjatë debateve rreth 50 përfaqësues të palëve të rëndësishme nga rajoni planor Jugperëndimor, në forumin e dytë rajonal, të mbajtur në Strugë, i ranguan konceptet për projektet rajonale me të cilat Qendra për zhvillim do të aplikojë tek Ministria e vetëqeverisjes lokale, përkatësisht Byroja për zhvillim rajonal për periudhën programore 2024/2025. 

 

Në pajtim me rangimin e bërë më shumë vota fitoi projekti për përmirësimin e kushteve në ambientin jetësor në të cilin janë paraparë aktivitete për ngritjen e kapaciteteve të NPK dhe Njësive të zjarrfikësve përmes furnizimit të automjeteve dhe pajisjeve. Në vendin e dytë rradhitet projekti për përmirësimin e infrastrukturës rrugore lokale në tetë komuna nga Rajoni, ndërsa në vendin e tretë është projekti për rritjen e efikasitetit energjetik në objektet publike në komunat përmes vendosjes së paneleve diellorë dhe përgatitjes së dokumentacionit teknik për atë lloj intervenimesh sipas nevojave të komunave nga Rajoni.

 

Koncept-projektet së shpejti do të shqyrtohen nga ana e Këshillit për zhvillim, me çka do të kompletohet dhe miratohet Lista vjetore e projekteve me të cilat Qendra për zhvillim do të aplikojë tek Ministria e vetëqeverisjes lokale, përkatësisht Byroja për zhvillim rajonal. 

 

Pritet që të përkrahen projekte të rëndësisë rajonale në lartësi prej 58 milionë denarë, mjete që do të sigurohen nga buxheti qendror i shtetit nga viti i ardhshëm 2025. 

 

 

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy