Skip to content

Pajisje e re për spitalin Shën Erazmo në Ohër

DATA

February 6, 2024

Kategoritë

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në kuadër të projektit për pajisjen e Qendrës për terapi fizikale në spitalin Shën Erazmo në Ohër, këto ditë e bëri montimin dhe vënien në funksion të pajisjes së re, me çka në masë të madhe është rritur niveli i shërbimeve në këtë ent të specializuar spitalor. Investimi i përgjithshëm është rreth 2,466 milionë denarë, dhe mjetet janë siguruar në kuadër të projektit investues të Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, si dhe kontribut vetanak i spitalit.
 
 
Gjegjësisht, në Qendrën për terapi fizikale janë muantuar dy kada për elektro-terapi dhe një lift hidraulik për basenin. Pajisjet e reja do t’i përmirësojnë shërbimet për pacientët të cilët kanë nevojë për hidro-terapi, përkatësisht hidro-masazhe, si dhe lehtësimin e qasjes deri te baseni për pacientët që kanë pamundësi në lëvizje. Njësia për krioterapi do të kontribuojë në zvogëlimin e problemeve muskolore-skeletore, dhe do të mund të përdoret edhe për qëllime analgetike, zvogëlimin e ndezjeve dhe përshpejtimin e proceseve metabolike lokale.
 
 
Projekti për pajisjen e qendrës për terapi fizikale në spitalin Shën Erazmo është financuar nga ana e Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, Ministrisë për vetëqeverisje lokale, ndërsa i kofinancuar nga ana e vetë spitalit. Gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti po realizohen më tepër aktivitete për përmirësimin e kushteve edhe në spitalin për sëmundje kardiologjike Shën Stefani në Ohër dhe spitalin e Nefrologjisë në Strugë. Përmes projekteve të Qendrës për zhvillim dhe me kontributin e tre enteve në rikonstruktimin dhe modernizimin e tyre do të investohen rreth 52 milionë denarë.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy