Skip to content

Konferencë planifikuese dhe vlerësuese vjetore

DATA

February 9, 2024

Kategoritë

Punëtoria vjetore e mbajtur në Ohër në datë 14 dhe 15 dhjetor, u mbajt për vlerësimin e projektit “Zhvillim i barabartë rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv” – faza II, e përkrahur financiarisht nga Ambasada e Zvicrës në RMV/SDC dhe Qeverisë së RMV, dhe e implementuar nga ana e Ministrisë së vetëqeerisjes lokale.

 

Në punëtorinë dy ditore, Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, i prezantoi rezultatet e vitit 2023, përmes prezantimit të realizimit të projekteve të cilat janë në vijim të realizimit. Prezantimin e projekteve rajonale të realizuara me sukses e bëri drejtori i Qendrës për zhvillim të RPJP m-r Mirjana Lozanoska. Ajo, në prezantimin e saj, theksoi se në vitin që e lëm pas, Qendra për zhvillim të RPJP, ka implementuar me sukses rreth 20 aktivitete në të gjithë Rajonin, në 9 komuna, 2 ndërmarrje publike komunale, dhe dy ente publike shëndetësore. 

 

Në ditën e dytë të punëtorisë, z-nja Arbëresha Vlashi, udhëheqëse e njësisë për menaxhim me mbeturina në Qendrën për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, i prezantoi projektet “Përmirësimi i kushteve për turizëm shëndetësor me rikonstruktimin e ESHP kardiologjia-Ohër, furnizimi i pajisjeve dhe digjitalizimi” dhe “Rikonstruktimi i ESHP Nefrologjisë-Strugë dhe krijimi i kushteve për turizëm shëndetësor në RPJP”, të cilët financohen përmes Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Ministrisë për vetëqeverisje lokale. 

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy