Skip to content

U miratuan raportet vjetore dhe llogaritë vjetore për vitin 2023

DATA

March 22, 2024

Kategoritë

,

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor vitin e kaluar e përfundoi me sukses, me çka pjesa më e madhe e aktiviteteve të planifikuara janë realizuar tërësisht. Në nëntë komunat që i takojnë Rajonit janë investuar rreth 64 milionë denarë në objekte kapitale të infrastrukturës rrugore, përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve publike përmes rekonstruktimit të tyre, si dhe shfrytëzimin e BRE, me vendosjen, para së gjithash, të centraleve solare. Kjo u theksua në mbledhjen e 11-të të Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në të cilën u shqyrtuan dhe miratuan Raportet dhe Llogaritë vjetore të punës së Qendrës për zhvillim në vitin e kaluar.

 

Në pajtim me rezultatet janë realizuar të hyra prej rreth 104 milionë denarë, nga donatorë vendas, por edhe ndërkombëtar. Me këto mjete në komunat e Rajonit janë realizuar gjithsej 46 aktivitete me tre qëllimet strategjike nga programi për zhvillim të Rajonit.

 

Pjesë mjaft e rëndësishme e mjeteve financiare nga projekti “Zhvillim i barabartë rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv”, të siguruara përmes Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, janë kushtuar përmirësimit të shërbimeve të pacientëve dhe kushteve për punë të personelit në tra entet kapitale shëndetësore nga Rajoni – Spitalit të nefrologjisë në Strugë, Spitalit të ortopedisë Shën Erazmo në Ohër dhe Spitalit të kardiologjisë Shën Stefani në Ohër. Aktivitetet në këto ente rrjedhin, dhe është e rëndësishme të theksohet se në të tria nga ato investohen rreth 44 milionë denarë.

 

Në mbledhjen e Këshillit për zhvillim u shqyrtua dhe u miratua edhe Plani aksionar për punën e Qendrës për vitin rrjedhës, me çka rëndësi më të madhe do ju kushtohet përfundimit të aktiviteteve në entet e lartë përmendura shëndetësore. Përveç kësaj, filloi edhe realizimi i tre projekteve rajonale të miratuara përmes Byrosë për zhvillim rajonal me vlerë të përgjithshme prej 64 milionë denarë. Aktivitetet do të realizohen në të gjithë Rajonin në gjithsej 7 lokacione dhe 16 objekte, dhe të njëjtat i kushtohen përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe rritjes së efikasitetit energjetik në objektet publike përmes rikonstruktimit dhe shfrytëzimit të BRE.  

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy