Skip to content

Sistem i ri për oksigjen dhe osmozë reverse në Nefrologjinë-Strugë

DATA

April 17, 2024

Kategoritë

Në kuadër të projektit “Rikonstruimi i EPSH Nefrologjisë Strugë dhe krijimi i kushteve për turizëm shëndetësor në RPJP”, Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor në datën 15.04.2024, në Spitalin e specializuar EPSH Nefrologjia Strugë u bë pranim dorëzimi i dy intervenimeve thelbësore edhe atë:

  • Investim në sistemin qendror për shpërndarjen e oksigjenit në tre salla për hemodializë, dhe në tre dhoma për kujdes intensiv dhe
  • Përmirësimi i kushteve për hemodializë përmes blerjes së pajisjes për osmozë reverse.

 

Aktivitetet e parapara në kuadër të këtij projekti, parashikojnë Spitali i specializuar EPSH Nefrologjia Strugë të jetë segment i rëndësishëm në sistemin shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut  përmes realizimit zë 15.000 dializave në nivel vjetor dhe përmirësimi i kushteve duke siguruar sistem të sigurt për furnizim me oksigjen, me qëllim për përmirësimin e kualitetit të shërbimeve shëndetësore në qendrën për të sëmurët me sëmundje kronike dhe akute.

 

Investimi i realizuar është me vlerë prej 3.800.000 denarë. Projekti u financua përmes Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim. Realizues të punëve për shpërndarjen e oksigjenit është kompania Shoqëria për prodhimin e gazrave industrial TGS Tehniçki Gasovi nga Shkupi, ndërsa për osmozën reverse SHPTU Farma Trejd nga Shkupi.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy