Në mbështetje të zhvillimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës në rajon, u bë rikonstruktimi i rrugës kryesore në vendbanimin Papradniku i Vogël në Komunën e Qendër Zhupës. Ky projekt është pjesë e projektit rajonal “Rikonstruktimi i infrastrukturës rrugore me qëllim të përmirësimit të ofertës turistike”. Projekt ka si qëllim të përmirësojë infrastrukturën rrugore, të rrisë zhvillimin e turizmit rural dhe të përmirësojë cilësinë e jetës për të gjithë banorët.
“Mbi 9 milionë denarë janë investuar në këtë rrugë, nga të cilat pjesa më e madhe vjen nga Byroja për zhvillim rajonal dhe një pjesë nga Komuna e Qendër Zhupës. Intervenime janë bërë në pjesën e poshtme të rrugës, me çka në masë të madhe është përmirësuar bazamenti i rrugës, dhe është shtruar asfalti i ri në gjatësi prej 1450 metra” theksoi drejtori i Qendrës për zhvillim të RPJP, Valon Kaba.
Projekti “Rikonstruktimi i infrastrukturës rrugore me qëllim të përmirësimit të ofertës turistike”, është projekt rajonal të cilin po e realizon Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, ndërsa financohet nga buxheti i shtetit, përmes Programeve për zhvillim të barabartë rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale përmes Byrosë për zhvillim rajonal.
No comment yet, add your voice below!