Skip to content

Përforcimi i kapaciteteve të NPK Kale-Qendër Zhupë përmes furnizimit të pajisjeve

Statusi i projektit

Ekologji, Projektet e realizuara

Data e fillimit

Data e realizimit

LLOJI I FINANCIMIT

BUXHETI (MKD)

Qëllimet e projektit

Qëllimi i përgjithshëm:

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është përmes furnizimit të mini eskavatorit për pastrimin e kanaleve të ujërave, mënjanimin e defekteve për linjat e ujësjellësit, mirëmbajtja e rrugëve, përmirësimi i infrastrukturës komunale me qëllim të përmirësimit të kushteve të qytetarëve në të gjitha vendbanimet e Komunës së Qendër Zhupës.

 

Qëllimet specifike:

  • Përmirësimi i infrastruktuës – Sigurimi i mirëmbajtjes së rregullt dhe sanimi i rugëve lokale, kanaleve dhe sipërfaqeve publike.
  • Sanimi i dëmtimeve pas fatkeqësive natyrore – Pastrimi i shpejtë i shembjeve, zonave të përmbytura dhe borërave gjatë stinës së dimrit.
  • Lehtësimi i aktiviteteve të bujqëve – Përkrahje për bujqit lokal duke pastruar kanalet ujitëse, pastrimin e fushave dhe hapjen e sistemeve të reja për ujitje.
  • Përkrahje për shërbimet lokale komunale – Grumbullimi efikas i mbeturinave, pastrimin e deponive të egra dhe mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbra.
  • Ndërtimi i sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimit – Rrëmime për vendosjen ose riparimin e gypave, sisteme drenimidhe jama septike në vendbanimet rurale.
  • Mirëmbajtja e urave dhe rrugëve të vogla – Sanim i rregullt i urave të drurit dhe betonit, si dhe pastrimin e mbetjeve nën to.
  • Përmirësimi i qasjes deri te vendbanimet e izoluara – Pastrimi i rregullt dhe zgjerimi i rrugëve të cilat dërgojnë deri te fshatrat e thella.
  • Ekonomizim dhe qëndrueshmëri për komunën – Zvogëlimi i shpenzimeve për angazhimin e kompanive të jashtme dhe rritja e efikasitetit operativ të shërbimeve komunale.
  • Përmirësimi i kushteve të qytetarëve – Realizimi i shpejtë i projekteve infrastrukturore të cilat drejtpërdrejtë e përmirësojnë kualitetin e jetës në mjediset rurale.

 

Rezultate:

  1. Zvogëlimi i problemeve infrastruktuore –  Përmirësimi i funksionimit të kanaleve për ujitje, mënjanimi i defekteve nga plasja e gypave të ujësjellësit, çka do të thotë ulje e humbjes së ujit për pije.
  2. Përfitimet financiare dhe ekonomike – Zvogëlimi i shpenzimeve për intervenime të shpejta dhe sanime, me çka në kohë afatgjate i kursen mjete financiare vetëqeverisjes lokale dhe përmirësimi i kualitetit të jetës, çka mund ta rrisë atraktivitetin e komunës për investime.
  3. Zvogëlimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore – Rrëmime për vendosjen ose riparimin e gypave, sisteme drenimi dhe jama septike në vendbanimet rurale. Kanalizim më i pastër dhe funksional do të thotë ballafaqim më të mirë me rreshjet e dendura dhe parandalimi i përmbytjeve në vendbanimet, rrugë më të pastra nga shembjet e dheut, pastrimi i shtretërve të lumenjve.

 

Raport për realizimin e projektit

Galeri

Komunat e Parkut: 
Dokumentacioni 

Ndani këtë projekt

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram