Qëllimet e projektit
Qëllimi i përgjithshëm:
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është përmes furnizimit të mini eskavatorit për pastrimin e kanaleve të ujërave, mënjanimin e defekteve për linjat e ujësjellësit, mirëmbajtja e rrugëve, përmirësimi i infrastrukturës komunale me qëllim të përmirësimit të kushteve të qytetarëve në të gjitha vendbanimet e Komunës së Qendër Zhupës.
Qëllimet specifike:
- Përmirësimi i infrastruktuës – Sigurimi i mirëmbajtjes së rregullt dhe sanimi i rugëve lokale, kanaleve dhe sipërfaqeve publike.
- Sanimi i dëmtimeve pas fatkeqësive natyrore – Pastrimi i shpejtë i shembjeve, zonave të përmbytura dhe borërave gjatë stinës së dimrit.
- Lehtësimi i aktiviteteve të bujqëve – Përkrahje për bujqit lokal duke pastruar kanalet ujitëse, pastrimin e fushave dhe hapjen e sistemeve të reja për ujitje.
- Përkrahje për shërbimet lokale komunale – Grumbullimi efikas i mbeturinave, pastrimin e deponive të egra dhe mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbra.
- Ndërtimi i sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimit – Rrëmime për vendosjen ose riparimin e gypave, sisteme drenimidhe jama septike në vendbanimet rurale.
- Mirëmbajtja e urave dhe rrugëve të vogla – Sanim i rregullt i urave të drurit dhe betonit, si dhe pastrimin e mbetjeve nën to.
- Përmirësimi i qasjes deri te vendbanimet e izoluara – Pastrimi i rregullt dhe zgjerimi i rrugëve të cilat dërgojnë deri te fshatrat e thella.
- Ekonomizim dhe qëndrueshmëri për komunën – Zvogëlimi i shpenzimeve për angazhimin e kompanive të jashtme dhe rritja e efikasitetit operativ të shërbimeve komunale.
- Përmirësimi i kushteve të qytetarëve – Realizimi i shpejtë i projekteve infrastrukturore të cilat drejtpërdrejtë e përmirësojnë kualitetin e jetës në mjediset rurale.
Rezultate:
- Zvogëlimi i problemeve infrastruktuore – Përmirësimi i funksionimit të kanaleve për ujitje, mënjanimi i defekteve nga plasja e gypave të ujësjellësit, çka do të thotë ulje e humbjes së ujit për pije.
- Përfitimet financiare dhe ekonomike – Zvogëlimi i shpenzimeve për intervenime të shpejta dhe sanime, me çka në kohë afatgjate i kursen mjete financiare vetëqeverisjes lokale dhe përmirësimi i kualitetit të jetës, çka mund ta rrisë atraktivitetin e komunës për investime.
- Zvogëlimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore – Rrëmime për vendosjen ose riparimin e gypave, sisteme drenimi dhe jama septike në vendbanimet rurale. Kanalizim më i pastër dhe funksional do të thotë ballafaqim më të mirë me rreshjet e dendura dhe parandalimi i përmbytjeve në vendbanimet, rrugë më të pastra nga shembjet e dheut, pastrimi i shtretërve të lumenjve.
Raport për realizimin e projektit