Skip to content

GIS projekt për menaxhim me tokën ndërtimore

Statusi i projektit

Projektet e realizuara

Data e fillimit

Data e realizimit

LLOJI I FINANCIMIT

BUXHETI (MKD)

Qëllimet e projektit

Qellimi kryesor i këtij projekti është rritja e investimeve të huaja dhe vendore në
rajonin planor Jugpërendimor, përmes krijimit të bazave të të dhënave me lokacione dhe parcela potenciale të tokës ndërtimore përmes sistemeve GIS. Me këtë projekt lejohet shqyrtimi tërësor i burimeve në dispozicion në të gjitha komunat të rajonit Jugpërendimor, me parametra të cilat janë të përcaktuara qartë dhe janë vendosur në shqyrtim.

Për arritjen e qëllimit u implentuan disa aktivitete projektuese: Furnizimi i pajisjeve hardver- server rajonal dhe njësi punuese; Furnizimi dhe instalimi i softverit GIS për server dhe desktop. Zbatimi i trajnimit për përdorimin e aplikacioneve softverike për sistemin informativ gjeografik të furnizuar, ESRI produktet ArcGIS for Server Workgroup Standard dhe ArcGIS for Desktop Standard; Përpunimi i aplikacionit softverik me baza të të dhënave për parcelat ndërtuese në nëntë komunat në rajon dhe zhvendosja e tyre në pajisjet hardverike adekuate (për klientë dhe serverike). 

 

Rezultatet

  • U instalua server rajonal hardverik dhe njësi punuese në hapësirat e QZHRPJP;
  • U instalua softuer i liçensuar GIS-ArcGIS;
  • U krye trajnimi për 18 përfaqësuesit e komunave për shfrytëzimin e Softuerit të liçensuar;
  • U përgatit dhe u instalua aplikacioni me baza të të dhënave;
  • U krijua baza e të dhënave me vlera atributive për 100 lokacione për të investuar në të gjitha 9 komunat e rajonit planor Jugperëndimor

Galeri

Komunat e Parkut: 
Dokumentacioni 

Ndani këtë projekt

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram