Skip to content

Përshtatja e objekteve me efikasitet energjetik në RPJP – 2017

Statusi i projektit

Projektet e realizuara

Data e fillimit

Data e realizimit

LLOJI I FINANCIMIT

BUXHETI (MKD)

Qëllimet e projektit
Zvogëlimi i konsumit të energjisë elektrike dhe ngrohjes përmes ndërrimit të dritareve, izolimit të kulmeve dhe vendosjes së fasadës së jashtme termike është qëllimi kryesor i projektit që zbatohet në tetë objekte publike në komunat e Strugës – Shkolla fillore “Vëllezërit Miladinovci” dhe zyrat administrative të Qendrës për zhvillim, Vevçan – IPKF “Planinski cvet” dhe Shtëpia e Kulturës, Kërçovë – Ndërtesa Administrative e Komunës, Qendër Zhupë – SHFK “Mustafa Kemal Ataturk” dhe SHMK “Ata”, Debërca – SHF në fshatin Botun, Ohër – IPKF “Jasna Risteska – Razvigorçe”.
Realizimi i aktiviteteve të projektit në tre objektet publike të përmendura në rajon uli ndjeshëm konsumin e energjisë, e me këtë edhe kostot e këtyre institucioneve arsimore. Gjithashtu janë përmirësuar dukshëm kushtet për mësimdhënie në shkollat ​​e përmendura në Strugë, Qendër Zhupë dhe Debërc, si dhe kushtet për një qëndrim sa më të këndshëm ditor të fëmijëve në çerdhet e Ohrit dhe Vevçanit dhe objekteve tjera publike të përfshira në projekt. Projekti financohet përmes Programeve për zhvillim të barabartë rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal për vitin 2017.

Rezultatet e projektit
– Prokurimi dhe instalimi i sistemit të ngrohjes dhe rikonstruksioni i kaldajës në shkollën fillore “Vëllezërit Miladinovci” – Komuna e Strugës;
– Rikonstruksioni i zyrave administrative të Qendrës për Zhvillim të RPJP;
– Rikonstruksioni i çerdhes për fëmijë “Razvigorce” në Komunën e Ohrit;
– Ndërrimi i dritareve dhe dyerve të vjetra me dritare dhe dyer të reja PVC në Komunën e Kërçovës;
– Rindërtimi dhe izolimi i kulmit në Komunën e Vevçanit;
– Prokurimi dhe instalimi i sistemit fotovoltaik në kopshtin e fëmijëve “Planinski cvet” në Komunën e Vevçanit
– Ndërtimi i termofasadës së jashtme në shkollën fillore “Mustafa Kemal Ataturk” dhe shkollën e mesme “Ata” – Komuna Qendër Zhupë;
– Rindërtimi dhe izolimi i shkollës fillore në Komunën e Dibërcës;

Kohëzgjatja
6 muaj

Galeri

Komunat e Parkut: 
Dokumentacioni 

Ndani këtë projekt

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram