Skip to content

Investime të reja kapitale në Rajon

DATA

March 22, 2021

Kategoritë

INVESTIME TË REJA KAPITALE NË RAJON PËRMES PROJEKTEVE TË QENDRËS PËR ZHVILLIM TË RAJONIT PLANOR JUGPERËNDIMOR

Qendra për zhvillim të rajonit planor JUGPERËNDIMOR, gjatë këtij viti, do të vazhdojë me realizimin e projekteve kapitale me qëllim që të përmirësohen kushtet në mjediset lokale, me çka theks të madh do i kushtohet në rritjen e efikasitetit energjetik në objektet publike, si dhe zvogëlimi i ndotjes së ambientit jetësor. Në këtë projekt, vlera e të cilit është 19,2 milionë denarë, partnerë janë gjashtë komuna nga rajoni – Ohri, Debrca, Kërçova, Dibra, Pllasnica dhe Makedonski Brodi. Përmes Programit për zhvillim rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale për vitin 2021, priten mjete për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në komunat Ohër, Strugë, Vevqan dhe Qendër Zhupë, për çka, fillimisht janë miratuar 5 milionë denarë, ndërsa në vazhdim do të bëhen përpjekje  për sigurimin e 17 milionë denarëve shtesë për finalizim të tërësishëm të projektit. Këto dy projekte, të cilat janë pjesë e Planit aksionar për punën e Qendrës për zhvillim për vitin 2021, këto ditë, u miratuan nga ana e Këshillit për zhvillim të rajonit planor JUGPERËNDIMOR dhe të njëjtat duhet të përfundohe deri në fund të vitit. 

Gjatë kësaj periudhe, intenzivisht po punohet në përfundimin e aktiviteteve për rikonstruktimin e bazenit për terapi fizikale në spitalin special Shën Erazmo, investim në vlerë prej mbi 8 milionë denarë. Mjetet janë siguruar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Ministria për vetëqeverisje lokale, përmes projektit Zhvillim i barabartë rajonali qëndrueshëm dhe inkluziv.

Qendra për zhvillim të rajonit planor JUGPERËNDIMOR është në fazën e marrjes së vendimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me operatorët ekonomik për kryerjen e kontrollit energjetik të 12 objekteve, dhe përgatitja e dokumentacionit teknik për përmirësimin e efikasitetit energjetik përmes rikonstruktimit të 13 objekteve publike në nëntë komunat e Rajonit. Projekti është në vlerë prej 6,8 milionë denarë, ndërsa mjetet janë siguruar përmes Ministrisë për vetëqeverisje lokale, përkatësisht Byroja për zhvillim rajonal.

Këto ditë, Këshilli për zhvillim të Rajonit, në mbledhjen e 14-të të mbajtur, përveç përcaktimit të aktiviteteve për periudhën vijuese, i shqyrtoi raportet për punën e Qendrës për zhvillim, për vitin e kaluar, me çka u potencua puna e suksesshme e realizimit të projekteve në Rajon. Në vitin 2020, përmes projekteve të Qendrës për zhvillim të rajonit planor JUGPERËNDIMOR, janë realizuar investime kapitale në vlerë të përgjithshme prej 53,3 milionë denarë.  

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy