Skip to content

U vendua në funksion baseni në Shën Erazmo

DATA

July 9, 2021

Kategoritë

Sot (8 korrik), në spitalin e specializuar për ortopedi dhe traumatologji “Shën Erazmo” u vendua në funksion baseni për terapi fizikale me çka u krijuan kushte që pacientët e tij, por edhe nga rajoni më i gjerë, t’i shfrytëzojnë shërbimet specialistike të stafit të kualifikuar për shërimin e sëmundjeve të lidhura me funksionet motorike të dëmtuara tek trupi i njeriut.

Qendra për zhvillim të rajonit planor JUGPERËNDIMOR e cila është investitor i “Rikonstruktimit dhe pajisjes së qendrës moderne për terapi fizikale në spitalin Shën Erazmo” e kreu me mjete prej 8 milionë denarë, të siguruara përmes Shemës së granteve për projekte investuese në kuadër të projektit “Zhvillim i barabartë rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv”, i financuar nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.

– Ne si ministri jemi të lumtur që përfudnoi me sukses projekti me të cilin spitali i specializuar në Ohër përsëri u bë me basen funksional. Ne në kuadër të mundësive tona ndihmojmë aty ku mundemi. Jo vetëm në shëndetësi, por në ët gjitha sferat. Baseni ka sistem të ri për ngrohje, kaldajë, dritare të reja, dhe i gjithë objekti tash është efikas energjetik – theksoi ministri i vetëqeverisjes lokale, Goran Mileski.

– Ambasadorja e Zvicrës në vend SH.S. Sibell Suter Tejada theksoi kënaqësi nga puna e spitalit dhe energjisë që mbizotëron në këtë kompleks. Më pëlqeu se si duket objekti, ndërsa më shumë më la përshtypje natyrshmëria e basenit. Zvicra është shtet e cila kujdeset shumë për ambientin jetësor, por është mirë që çdoherë të ndihmohet edhe shëndetësia – theksoi Ambasadorja Suter Tejada.

– Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se spitali “Shën Erazmo” është i vemi në vendin tonë ma basen në kuadër të spitalit, çka e bënë atë unikate. Ky është një moment i rëndësishëm për këtë spital. Ajo vite me rradhë është e njohur për ekspertizën e saj, njohuri dhe trajtim specifik shëndetësor të cilën nuk e ka askund në Maqedoni – theksoi Filipçe.

Kryetarët e Komunave Ohër dhe Strugë, Konstatin Georgieski dhe Ramis Merko theksuan falenderim të madh për të gjithë aktorët, të cilët ndihmuan që Spitali i specializuar “Shën Erazmo” përsëri të bëhet me basen, dhe në atë kontekst e theksuan angazhimin e të punësuarve në Qendrën për zhvillim të rajonit planor JUGPERËNDIMOR me qëllim që t’a realizojë me sukses këtë projekt.

– Kushtet mund t’i përmirësojmë vetëm nëse punojmë kështu të gjithë bashkë për një të nesërme më të mirë. Jemi të lumtur që e vendojmë përsëri në funksion basenin i cili do të ofrojë shërbime shtesë për pacientët tanë – theksoi drejtori i “Shën Erazmo” – Aco Veleski.

– E shfrytëzoj rastin t’i falënderojë të gjithë partnerët të cilët morrën pjesë në realizimin e këtij projekti, dhe veçanërisht të gjithë të punësuarve në spitalin “Shën Erazmo”, të cilët ishin iniciatorët kryesor për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm. Dua veçanërisht të falënderojë deri te kompania që i kreu punimet – Tane 2007 i cili në tërësi dhe në kohë i përfundoi punët e parapara të këtij projekti të rëndësishëm dhe kompleks, theksoi, në fund të manifestimit, drejtoresha e Qendrës për zhvillim të rajonit planor JUGPERËNDIMOR Mirjana Lozanoska.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy