Skip to content

U RIKONSTRUKTUA BAZENI PËR TERAPI FIZIKALE NË SPITALIN SHËN ERAZMO

DATA

June 16, 2021

Kategoritë

U RIKONSTRUKTUA BAZENI PËR TERAPI FIZIKALE NË SPITALIN SHËN ERAZMO

Strugë, 16 qershor 2021, Qendra për zhvillim të rajonit planor JUGPERËNDIMOR me sukses e përfundoi rikonstruktimin e bazenit për terapi fizikale në spitalin e specializuar Shën Erazmo, me çka janë krijuar kushtet që pacientët në këtë institucion, por edhe nga rajoni më i gjerë, të mund t’i shfrytëzojnë shërbimet specialistike të profesionistëve për mjekimin e sëmundjeve të ndërlidhura me funksionet e dëmtuara motorike tek trupi i njeriut. 

-Me projektin, vlera e të cilit është 8 milionë denarë, u krye modernizimi i pjesës së makinerisë dhe bazenit dhe një pjesë të pajisjeve, u vendosën kolektorët diellorë, dhe u bënë intervenime tek rrjeti elektrik dhe në vetë objektin me qëllim që të rritet efikasiteti energjetik i tij. Me intervenimet e kryera, siç theksojnë nga Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, është modernizuar në tërësi puna e bazenit për terapi fizikale, me çka shpenzimet për funksionimin e tij do të jenë të parëndësishme për spitalin e specijalizuar Shën Erazmo. Mjetet për këtë projekt janë siguruar nga ana e Agjencionit zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Ministria e vetëqeverisjes lokale, dhe i njëjti është përzgjedhur përmes forumeve rajonale të bashkësisë, çka është specifikë e punës së donatorit nga Zvicra. 

– Nga spitali Shën Erazmo, e cila shënon 71 vjetorin e funksionimit të saj, nuk e fshehin kënaqësinë që bazeni për terapi fizikale është i përfunduar, dhe së shpejti mendojnë ta vëndojnë në funksion për nevojat e pacientëve të tyre. Mbi dhjetë vjet këto shërbime nuk jepeshin për shkak të shpenzimeve të larta të institucionit, por tani gjendja u përmirësua, ashtu që nuk ka pengesa që shërbimet t’i marrin të gjithë shfrytëzuesit e shoqërisë. Këtu, në rradhë të parë, bëhet fjalë për më të rinjtë të cilët shpesh hasin në lloje të ndryshme të deformimeve. Sipas informacioneve, donatorët zviceran, do ta vazhdojnë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut, ashtu që në tri vitet në vijim, është paralajmëruar përkrahje për projekte investuese të reja në tetë rajonet planore. 

 

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy