Skip to content

Thirrje për projekte për bashkëpunim ndërkomunal

DATA

July 14, 2021

Kategoritë

UNDP në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin Rajonal shpall thirrje për dorëzimin e aplikimeve për grante, në suazat e projektit “Post-KOVID: komunat si shtytëse për zhvillimin e qëndrueshëm”.

Për nevojat e projektit “Post-KOVID: komunat si shtytëse për zhvillimin e qëndrueshëm”, zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim shpall një thirrje për projekte për bashkëpunimin ndër-komunal (BNK).

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të sigurojë një zhvillim rajonal dhe lokal që është gjithëpërfshirës, ​​i ndjeshëm gjinor, i bazuar në prova dhe u përgjigjet plotësisht nevojave zhvillimore të komunave më të pazhvilluara, komunitetet e të cilave janë më të prekura nga pandemia me KOVID-19..

Qëllimi i thirrjes për projekte është që të sigurojë mbështetje për fuqizimin e kapaciteteve të njësive të vetëqeverisjes lokale përmes mbështetjes të modeleve inovative të bashkëpunimit të përcaktuar në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe / ose format ekzistuese ligjore të BNK-së si një instrument për zbatimin e politikës të zhvillimit rajonal dhe ofrimit të përmirësuar të shërbimeve për qytetarët. Për më tepër, me qëllim që të mbështetet përmirësimi i paralajmruar i kornizës së përgjithshme ligjore për BNK, përmes krijimit, funksionimit dhe analizës së rezultateve të arritura të modeleve inovative të BNK, do të kontribuohet në përgatitjen e një vlerësimi gjithëpërfshirës të mundësisë për zgjerimin të numrit ekzistues të formave të BNK-së, si dhe ndryshimi dhe plotësimi i elementeve të tjerë relevante të Ligjit.  

Thirrja për projekte për bashkëpunimin ndërkomunal do tu jep mbështetje komunave në vendosjen dhe funksionimin e bashkëpunimit ndërkomunal në fushat vijuese:

  • menaxhimin financiar,
  • mbrojtjen e mjedisit,
  • transportin,
  • zvogëlimin e rrezikut nga katastrofa dhe

fushat e tjera që tradicionalisht janë subjekt i politikës për zhvillimin rajonal të BE-së.

Gjithashtu, në suazat e kësaj thirrjeje, komunat mund të aplikojnë dhe do të mbështeten për të zbatuar pilot-projekte në lidhje me barazinë gjinore dhe problemet të identifikuara në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe participative. Fokus i veçantë do të vendoset te risitë gjatë ofrimin të shërbimeve lokale në nivelin teknologjik, që do të kontribuon në shfrytëzimin e mundësive të krijuarame dixhitalizimin dhe do të rrisin bashkëpunimin ndërkomunal si dhe përfitimet e efikasitetit në një nivel të ri. Për më tepër, format inovative dhe tradicionale të bashkëpunimit ndërkomunal do të mbështeten edhe në fushat e tjera që janë në kompetencën e njësive të vetëqeverisjes lokale.  

Kohëzgjatja e një projekti në suazat e kësaj grant-skeme është 9 (nëntë) muaj. Shuma totale për këtë thirrje është 350,000 USD. Komunat mund të aplikojnë për grante për projektet për BNK në një shumë prej 30,000 deri 50,000 USD (shprehur në MKD). Fondet financiare që NJVL-të e zgjedhura do të marrin brenda kësaj thirrje në mënyrë administrative do të menaxhohen nga UNDP.

Komunat që shprehin interes për të aplikuar në këtë thirrje, në faqet e mëposhtme të internetit mund të shkarkojnë Udhëzimet Operative së bashku me Formularin e Aplikimit, Formularin e Buxhetit si dhe dokumentet e nevojshme në lidhje me plotësimin e Indeksit të Zhvillimit Komunal:

Aplikimet pranohen më së voni deri më 13 gusht të vitit 2021, deri në orën 14:00. Asnjë aplikim nuk do të pranohet pas skadimit të afatit. Me qëllim për prezantimin e detajuar të udhëzimeve operative dhe formularin për aplikim, në periudhën prej 19 deri më 23 korrik të vitit 2021, do të mbahen 8 sesione informative në nivelin e rajoneve planore. 

Shkarkoni dokumentet e nevojshme

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy