Skip to content

Mbledhja e tetë e Këshillit për zhvillim

DATA

July 14, 2021

Kategoritë

Në datë 31.07.2019, në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës, u mbajt mbledhja e tetë e Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në të cilën u nënshkrua Marrëveshja Financiare e Qendrës për zhvillim të RPJP për vitin aktual 2019. Në Mbledhje morri pjesë edhe ministri i vetëqeverisjes lokale z.Goran Milevski. Në pajtim me Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal, Ministria e vetëqeverisjes lokale, në nivel vjetor, e kofinancon punën e të tetë qendrave për zhvillim të rajoneve planore në lartësi prej 1,2 milionë denarë për aktivitete dhe po aq për realizimin e projekteve për zhvillim rajonal. Ministri për vetëqeverisje lokale Goran Milevski theksoi se me marrëveshjen përcaktohen edhe aktivitetet që Qendra për zhvillim do t’i realizojë këtë vit, dhe të cilat dalin nga Programi për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor. Milevski i informoi kryetarët e komunave se javën e kaluar Ministria e vetëqeverisjes lokale filloi me aktivitetet në nivel të ekspertëve për përgatitjen e ndryshimeve në Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal. Në procesin e analizimit të gjendjeve janë përfshirë edhe përfaqësues nga Qendrat për zhvillim dhe nga BNJVL, dhe në këto takime pritet që përvojën e tyre ta përcjellin edhe njësitë lokale. Gjithashtu, në kuadër të Mbledhjes së Këshillit për zhvillim u prezantua edhe Studimi i fizibilietit për zgjidhjen e problemit me qentë endacak në rajonin planor Jugperëndimor. 

 

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy