Skip to content

Programi i ri për zhvillim…

DATA

October 27, 2021

Kategoritë

Me pjesëmarrje nga i gjithë Rajoni, kryesisht përfaqësues nga nëntë komunat të cilat bëjnë pjesë në Rajon, Bashkësisë së biznesit, Akademisë, si dhe sektori i OJQ, në datë 10.09.2020, në Strugë, u mbajt takimi i parë konsultativ për përgatitjen e Programit për zhvillim të RPJP 2020-2024.

Në fillim të takimit të pranishmit i përshëndeti udhëqësja e Qendrës për zhvillim, m-r Mirjana Lozanoska, e cila njëkohësisht të pranishmit i njoftoi me procesin e përgatitjes së dokumentit strategjik afatmesëm dhe rëndësinë e tij për zhvillimin e rajonit për periudhën 2020-2024. Pastaj fjalën e mori, Prof. d-r Naume Marinoski i cili në detaje i njoftoi të pranishmit me Metodologjinë e përgatitjes së Programit për zhvillim, duke theksuar nevojën e pjesëmarrjes aktive të të gjithë palëve në të gjithë procesin me qëllim që të fitohet një dokument ualitativ, i cili më vonë do të operacionalizohet përmes projekteve konkrete në interes të komunave dhe aktorëve të tjerë në nivel rajonal. Në fjalën e tij theks të veçantë ju kushtua edhe aktiviteteve që duhet të realizohen në periudhën e ardhëshme, veçanërisht në dy punëtoritë nga të cilat pritet të dalin drejtimet kryesore pas analizave të bëra, të nevojshme për përgatitjen e Programit për zhvillim të RPJP. Në fund Prof.d-r Marinoski u ndal edhe te hapat e fundit të përgatitjes së këtij dokumenti, me çka u theksua nevoja për miratimin e Programit për zhvillim me strategjitë nacionale të ministrive tjera, dhe si më e rëndësishme me Strategjinë për ZHBR të RMV, e cila është në fazë përgatitiore.

Galeri

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy