Skip to content

Nënshkrimi i Marrëveshjeve për projekte rajonale

DATA

October 28, 2021

Kategoritë

Strugë, 9 korrik. Me rreth 25 milionë denarë nga buxheti qendror do të financohen tre projekte në rajonin planor Jugperëndimor për përmirësimin e efikasitetit energjetik në objekte publike në katër komuna që i takojnë Rajonit, dhe gjithashtu do të përmirësohet edhe infrastruktura komunale, përmes rikonstruktimit të infrastrukturës rrugore dhe përgatitjes së dokumentacionit teknik  për infrastrukturën rrugore në RPJP. Marrëveshjet për realizimin e projekteve u nënshkruan me Byronë për zhvillim rajonal, dhe të njëjtat duhet të realizohen deri në fund të vitit. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve morën pjesë ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu, zëvendës ministri i vetëqeverisjes lokale Dejan Pavleski, dhe drejtori i Byrosë për zhvillim rajonal Ramiz Rexhepi. 

Në rajonin planor Jugperëndimor me mjetet do të realizohen projekte infrastrukturore në komunat e Strugës, Ohrit, Kërçovës dhe Debërcës. Bëhet fjalë për objekte publike (dy kopshte ër fëmijë, një shkollë dhe një objekt publik) në të cilët do të përmirësohet efikasiteti energjetik përmes sanimit të kulmeve, ndërrimit të dyerve dhe dritareve, izolimit të fasadave. Me projektin e dytë do të përgatitet dokumentacion teknik për infrastrukturën rrugore në RPJP, ndërsa me projektin e tretë do të rikonstruktohet infrastruktura rrugore. 

Sipas ministrit Fazliu, nënshkrimi i marrëveshjeve është një hap përprara kah zhvillimi i barabartë rajonal dhe përmirësimi i kushteve të jetesës të qytetarëve në të gjithë rajonet e Republikës së Maqedonisë.

-Qeveria e Republikës së Maqedonisë, për vitin 2018, mjetet për zhvillim të barabartë rajonal i rriti për mbi 50% dhe 4,5 milionë euro këtë vit do të investohen në projekte që i propozuan komunat dhe rajonet planore dhe në bazë të prioriteteve të tyre. Kryesisht bëhet fjalë për projekte infrastrukturore ose dokumentacion projektues për projekte më të mëdha, me qëllim që të mund të sigurohen mjete shtesë dhe nga burimet e donatorëve ose nga IPAProgrami i Bashkimit Evropian, theksoi ministri i vetëqeveisjes lokale, Suhejl Fazliu. 

Galeri

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy