Në kuadër të projektit “Përmirësimi i qeverisjes komunale”, e financuar nga Bashkimi Evropian i cili e realizon përmes Zyrës së UNDP nga Shkupi në bashkëpunim me Qendrat për zhvillim, në datë 11.07.2018, në hotelin Mirazh, Strugë, Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor e mbajti punëtorinë njëditore për prezantimin e Shemës së granteve për Qendrat për zhvillim të rajoneve planore.
Në punëtori morrën pjesë përfaqësues nga njësitë e vetëqeverisjes lokale në kuadër të rajonit, përfaqësues nga Ndërmarrjet komunale publike nga rajoni, përfaqësues nga sektori qytetar, bashkësia e biznesit, klasteri i turizmit, Agjencia për përkrahjen dhe promovimin e turizmit, dhe institucionet arsimore.
Punëtoria i kushtohej prezantimit të tre koncepteve për propozim projekte nga Lista vjetore me projekte prioritare për vitin 2018. Të pranishmit u informuan për secilin propozim-projekt në veçanti me prezantimin e qëllimeve kryesore, aktiviteteve, kornizës kohore për realizim dhe buxhetit të nevojshëm përkatësisht për tre propozim projektet:
Propozim projekti nr.1: Studim dhe projekte themelore për ndërtimin e mikro-stacionarëve rajonal për qentë endacak në RPJP
Qëllimet e projektit janë:
- Përmirësimi i kushteve për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe turistëve dhe
- Përmirësimi i kushteve për jetesë të qenve endacak në RPJP
Propozim projekti nr.2: Projekte themelore për vendosjen e sistemeve fotovoltaike në pullazet e objekteve publike
- Përgatitja e Projekteve themelore për vendosjen e sistemeve fotovoltaike në objektet publike në Komunat e rajonit (prej 25 deri në 38 Projekte themelore në varësi të madhësisë së objektit)
- Shfrytëzimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë; Ruajtja e kualitetit të ajrit; Zvogëlimi i harxhimit të energjisë elektrike në objektet publike.
Propozim projekti nr.3: Projekt themelor për ndërtimin e shtëpisë për personat e moshuar dhe cost-benefit analizë
Qëllimet e projektit:
- Përmirësimi i kualitetit të jetesës së personave të moshuar në rajonin planor Jugperëndimor, përkatësisht përmirësimin e statusit të tyre socio-ekonomik, qasje të resurseve në ambientin jetësor dhe integrim në ambientin shoqëror.
Në datë 18.07.2018 është caktuar mbledhja e Këshillit rajonal ku pritet të sillet vendimi përfundimtar për propozim projektet prioritare me të cilin Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor do të aplikojë për mjete nga Shema e granteve.
No comment yet, add your voice below!