Skip to content

Punëtori planifikuese për projekte rajonale 2019

DATA

October 29, 2021

Kategoritë

Me qëllim që të arrihet koordinim më i mirë në planifikimin e aktiviteteve për realizimin e Programit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor (2015-2019), Qendra për zhvillim, bashkë me akterët kryesor të përfshirë në zhvillimin rajonal, organizuan punëtori planifikuese, në të cilën janë përcaktuar masat të cilat do të realizohen në katër sferat prioritare të këtij dokumenti programor. Mbi 30-të pjesëmarrës nga komunat, sektori i biznesit, arsimi dhe kultura, si dhe nga organizatat joqeveritare, detajisht, biseduan për operacionalizimin e qëllimeve afatmesme, (në sferën e zhvillimit ekonomik, arsimit dhe sociales, turizmit dhe kulturës dhe mbrojtjes së ambientit jetësor), përmes propozimit të ideve konkrete. 

Në punëtorinë planifikuese u përcaktuan mbi 50-të ide të cilat ekipi i Qendrës për zhvillim i pastroi, i bashkoi mes veti dhe i paraqiti në një listë prej 30-të propozime, të cilat në periudhën e ardhëshme, pritet të zhvillohen në projekte. Kjo listë, në pajtim me përcaktimet ligjore (që dalin nga Ligji për zhvillim rajonal), do të shqyrtohet në Këshillin për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, me çka pritet i njëjti të finalizohet. 

Ekipi i Qendrës për zhvillim, pritet, deri në datë 15 dhjetor të përgatisë disa projekte rajonale të cilat do të dorëzohen deri te Byroja për zhvillim rajonal, dhe për të cilat me Buxhetin e RM për vitin 2019, do të alokohen rreth 30 milionë denarë.

Intenca e Qendrës për zhvillim është, të përgatiten edhe projekte tjera, në pajtim me listën e përcaktuar të prioriteteve, dhe të cilat do të dorëzohen tek bashkësia e donatorëve, përkatësisht Bashkimi Evropian, Programet për bashkëpunim ndërkombëtar me Shqipërinë dhe Greqinë dhe burime tjera potenciale të financimit.  

Galeri

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy