Skip to content

Projekte rajonale të realizuara

DATA

October 29, 2021

Kategoritë

Me pranim-dorëzimin e kopshtit për fëmijë të rikonstruktuar Flutura në Strugë, nga ana e Kryetarit të Komunës së Strugës, z.Ramis Merko dhe drejtorit të Byrosë për zhvillim rajonal, z.Ramiz Rexhepi, Qendra për zhvillim të rajonit planor JUGPERËNDIMOR e përfundon vitin me realizim të suksesshëm të tre projekteve rajonale, dhe për të cilat u investuan 26 milionë denarë.

Kopshti i fëmijëve Flutura në Strugë përfitoi dritare dhe dyer të reja nga PVC, izolim termik të tavanëve, instalim të ri elektrik me poça me efikasitet energjetik ddhe u furnizua pajisje me klasë të lartë energjetike për kuzhinën dhe lavanderinë. Për këto intervenime u investuan 2,6 milionë denarë. Përveç në këtë objekt, intervenime me qëllim të përmirësimit të efikasitetit energjetik në objektet publike në rajonin planor JUGPERËNDIMOR u kryen edhe në Ohër, në kopshtin e fëmijëve Razvigorçe, në objektin e bashkësisë në Volinë dhe në ndërtesën e re në Kërçovë. Për punët e kryera janë investuar 10,6 milionë denarë, mjete të përftuara nga Programet për zhvillim rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale, Byrosë për hvillim rajonal, si dhe kontribut vetanak të komunave Ohër, Strugë, Debërc dhe Kërçovë. 

Në kuadër të projektit për rikonstruktimin dhe ndërtimin e rrjetit të ri rrugor, Qendra për zhvillim të rajonit planor JUGPERËNDIMOR, e kreu rehabilitimin e rrugës lokale në Ballancë, Komuna e Qendër Zhupës, me gjatësi prej 1 km, dhe të rrugës Partizanska në Makedonski Brod gjatësia e së cilës është 682 m. Gjegjësisht, në të dy rrugët, është vendosur htresë e re e asfaltit, ndërsa në Ballancë u shtua rruga. Në Ohër, në pjesën qendrore të qytetit, është ndërtuar rrugë e re për këmbësorë në gjatësi prej 325 m, nga Sahat Kulla deri te SHF Shën Klimenti i Ohrit, me çka është përmirësuar infrastruktura turistike në pjesën e vjetër të qytetit. Vlera e tre punëve të kryera është 11,2 milionë denarë.

Me projektin e fundit të realizuar u përgatit dokumentacion teknik, përkatësisht u punuan projekte themelore për rikonstruktimin e rrugëve ekzistuese të qytetit dhe rrugëve lokale në Ohër, Strugë, Vevçan, Debërc dhe Kërçovë. Dokumentacioni i përgatitur do ju mundësojë komunave ta përmirësojnë infrastrukturën rrugore lokale në gjatësi prej 18 km, dhe sidomos t’i zgjidhin edhe problemet e tjera komunale siç është realizimi i rrjetit të ri të kanalizimit atmosferik. Vlera e përgjithshme e dokumentacionit teknik të përgatitur është 3,4 milionë denarë.

Në pajtim em përcaktimet e Qeverisë së RM për rritjen e mjeteve për zhvillim të barabartë rajonal, vitin e ardhshëm 2019, përmes Programeve të ministrisë kompetente dhe të Byrosë për zhvillim rajonal dhe projekteve të dorëzuara të Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në nëntë komunat e kësaj pjese të Maqedonisë, do të investohen rreth 39,5 milionë denarë. Këshilli për zhvillim të rajonit solli vendim këto mjete t’i kushtohen vazhdimit të aktiviteteve për përmirësimin e efikasitetit energjetik në objektet publike me të cilat disponojnë komunat, përmirësimin e infrastrukturës rrugore, përmes rikonstruktimit të më shumë rrugëve, si dhe përgatitja e projekteve themelore për zhvillimin e rrjetit rrugor në Rajon. 

Galeri

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy