Skip to content

U nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim dhe përgatitjen e Planit të ri hapësinor i RMV

DATA

November 4, 2021

Kategoritë

Ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini, drejtori i Agjencionit për planifikim hapësinor, Andrijana Andreeva dhe udhëheqësit e tetë Qendrave për zhvillim të rajoneve planore, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, me çka të gjithë palët e shfaqën gatishmërinë për bashlëpunim gjatë procesit të përgatitjes së Planit hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nevoja për përgatitjen e një plani të ri hapësinor del nga fakti se plani aktual po skadon, por edhe për shkak të ndryshimeve të kushteve dhe nevojave moderne të shoqërisë sonë. Plani hapësinor paraqet strategji nacionale për zhvillim hapësinor dhe jep drejtime për organizim, shfrytëzim, mbrojtje, rregullim dhe menaxhim të hapësirës së Shtetit. Procesi i përgatitjes së Planit hapësinor do të jetë gjithëpërfshirës dhe do t’i përfshijë të gjithë palët në Shtet, duke përfshirë edhe sektorin joqeveritar, dhe do të harmonizohet me planifikimin rajonal hapësinor përmes konsultimeve me shtetet fqinje dhe harmonizim i aktiviteteve kufitare dhe ndër-kufitare. 

I gjithë procesi do të mbulohet edhe me rregullore të re ligjore nga sfera e planifikimit hapësinor për të cilën gjithashtu do të konsultohen ekspertë nga vendi dhe jashtë. 

-Plani i ri hapësinor i Shtetit do të jetë modern dhe vizionar dhe do të mundësojë zhvillim afatgjatë dhe të qëndrueshëm socio-ekonomik, parandalim dhe kontrollë e ndikimeve të dëmshme mbi ambientin jetësor dhe do të krijojë balansë në mes hapësirës së disponueshme, zhvillimit ekonomik dhe demografik, resurset kulturore dhe natyrore. Gjithashtu, me metodologjinë e re parashikohen edhe mekanizma për ballafaqim me ndryshimet klimaterike si dhe harmonizim i politikave sektoriale dhe gjetjen e zgjidhjeve adekuate – theksoi ministri Nuredini. 

Drejtoresha e Agjencionit për planifikim hapësinor Andrijana Andreeva në fjalën përshëndetëse tregoi në rëndësinë e planit hapësinor duke e quajtur “kushtetuta e planifikimit” dhe gatishmëria të angazhohen të gjithë resurset profesionale të disponueshme. Gjithashtu, theksoi edhe në rolin e rëndësishëm të rajoneve planore dhe pjesëmarrja e tyre në këtë proces që rrjedh jo vetëm nga fakti se për secilin rajon planor do të përgatitet plan hapësinor si përpunim i atij nacional, por edhe për rolin e tyre në përpjekjet për arritjen e zhvillimit të barabartë rajonal në shtet.

Porositësi i Planit është Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, e cila e kordinon të gjithë procedurën për përgatitjen dhe i realizon procedurat për miratimin e Planit në pajtim me Rregullativën ligjore dhe Metodologjinë për përgatitjen e Planit hapësinor, ndërsa përgatitës i Planit hapësinor është Agjencia e planifikimit hapësinor. 

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy