Skip to content

U bë pranimi teknik dhe zyrtarisht u lëshuan në përdorim tre krahët e rrugës Dame Gruev në lagjen Hristo Uzunov

DATA

June 3, 2022

Kategoritë

Ohër, 3 qershor 2022     Në prani të përfaqësuesve të Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, Kryerësit të punëve – kompanisë Markoski K73 SHPKNJP Strugë, Organit mbikëqyrës – Stolb SHPKNJP Manastir dhe shfrytëzuesit final – Komunës së Ohrit, sot, u bë pranimi teknik dhe u lëshuan zyrtarisht në përdorim krahët 2, 3 dhe 4 të rrugës “Dame Gruev” në lagjen “Hristo Uzunov”. Mbi 5.000 banorë të kësaj lagje bëhen me rrugë trafiku moderne në gjatësi prej 677 metra, me çka për këmbësorët është mundësuar të shfrytëzojnë trotuaret, dhe përveç kësaj është rregulluar edhe një parking publik.

Gjatë fazës së realizimit të punëve u konstatua se krahu i 3-të është pa kanalizim atmosferik, ndërsa në krahun e 2-të nga ndërtesat kolektive që ndodhen në afërsi të rrugës ballafaqohen me probleme gjatë vërshimeve të mëdha të shirave sepse ollukët nuk ishin përfshirë në rrjetin aktual. Duke falënderuar për mirëkuptimin Komunës së Ohrit, e cila siguroi mjete për këtë qëllim, paralelisht janë kryer edhe këto intervenime me çka tejkalohen problemet me ujërat atmosferike në këtë lagje.

Rikonstruktimi i rrugës “Dame Gruev” është pjesë e projektit “Përkrahje për zhvillimin ekonomik lokal përmes turizmit, kulturës dhe veprimtarive tjera ekonomike”, që e realizon Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, e miratuar nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byroja për zhvillim rajonal. Investimi i përgjithshëm është në lartësi prej 11,6 milionë denarë, prej të cilave 10,6 milionë denarë janë mjete nga buxheti nacional, ndërsa pjesën tjetër si partner në projekt e siguroi Komuna e Ohrit.

Në kuadër të këtij projekti të Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor në Ohër po realizohen edhe aktivitete edhe në një pjesë të rrugës “Momçilo Jordanoski” tek Barakat, ku po kryhet kanalizimi atmosferik dhe pastaj do të realizohet asfaltimi i rrugës dhe kryerjes së trotuareve të rinj. Përveç në Ohër, rikonstruktimi i rrugëve dhe rrugicave po bëhen edhe në pjesën e vjetër të Strugës, po rregullohet oborri i Qendrës turistike në Vevçan, dhe në tërësi është rikonstruktuar rruga lokale në vendbanimin Bajramovci në Qendër Zhupë.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy