Skip to content

U lëshua në përdorim rruga e rikonstruktuar për Bajramovci në Komunën e Qendër Zhupës

DATA

May 17, 2022

Kategoritë

13 maj 2022, Qendër Zhupë    Në prani të të Besuarit të Qeverisë për kryerjen e punëve të kryetarti të komunës së Qendër Zhupës, z-ri Arijan Ibraim, drejtoresha e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor m-r Mirjana Lozanoska, bashkë me Kryerësin e punëve kompaninë “Markoski K 73” nga Struga dhe nënkontraktori “Progres” nga Gostivari, në prani të Organit mbikëqyrës- Konstruktor SHKPNJP Strugë, e kryen pranimin dhe kontrollin teknik dhe e lëshuan në përdorim rrugën nga v.b. Qendër Zhupë deri në vendbanimin Bajramovci.

 

Rruga lokale është në gjatësi prej 1600 m dhe me rikonstruktimin e kryer dhe shtrimin e shtresës së re të asfaltit janë përmirësuar dukshëm kushtet për trafik të sigurtë, si për mjetet motorike, ashtu edhe për këmbësorët dhe biçikletistët sepse rruga ka edhe bankina që mundëson siguri për të gjithë pjesëmarrësit e trafikut. Investimi i përgjithshëm është 8,3 milionë denarë, dhe mjetet janë siguruar nga buxheti nacional përmes Programit për zhvillim të barabartë rajonal të Byrosë për zhvillim rajonal.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Përkrahje të zhvillimit ekonomik rajonal përmes turizmit, kulturës dhe veprimtarive tjera ekonomike”, që e realizon Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor. Në kuadër të projektit të përmendur aktivitete të njëjta po realizohen edhe në Vevçan, Strugë dhe Ohër.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy