Skip to content

Mbledhja e pestë dhe e gjashtë e Këshillit për zhvillim

DATA

May 3, 2022

Kategoritë

Në datë 29.04.2022, në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës, u mbajt mbledhja e pestë e Këshillit për zhvillim të RPJP. Në mbledhje, nga ana e drejtorit të Qendrës për zhvillim, u prezantuan tre propozim konceptet rajonale, me të cilat Qendra për zhvillim të RPJP do të aplikojë për realizim tek Programet për zhvillim të barabartë rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale, përkatësisht Byrosë për zhvillim rajonal, si dhe tre propozim konceptet rajonale me të cilat Qendra për zhvillim të RPJP do të aplikojë tek Shema e granteve për Projekte investuese të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim. Anëtartë e Këshillit për zhvillim të RPJP, e miratuan edhe Listën me projekte për të cilat do të kërkohet financim për zhvillim të RPJP për vitin 2022-2023.

                                                               *                 *

                                                                        *

 

Pas përfundimit të mbledhjes së pestë të rregullt të Këshillit për zhvillim të RPJP, u mbajt mbledhja e gjashtë në të cilën kryetarët e komunave dhe anëtarët e Këshillit dhe të pranishmit e tjerë nga nëntë komunat e rajonit u njohën me investimet e reja të Shoqërisë për menaxhim me paketimin dhe mbeturinat nga paketimi PAKOMAK nga Shkupi. Gjegjësisht, në periudhën e ardhëshme me qëllim që të përmirësohet menaxhimi me mbeturinat që reciklohen, do të vendosen rreth 1800 smart senzorë në të gjitha kontejnerët në shtet, në të cilat mblidhet qelqi, plastika dhe kanoçet dhe letra. Në kuadër të bashkëpunimit me Agjencinë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, gjatë këtij viti është planifikuar të vendosen 60-70 vening makina me qëllim që të nxitet popullata për reciklimin e mbeturinave që gjenerohen në kuadër të komunave. Këto vending makina do të jepen me konkurs publik, në të cilin mund të aplikojnë të tetë Qendrat për zhvillim rajonal. Vending makinat do të mundësojnë që qytetarët të kthejnë 0,5 denarë për çdo PET shishe/kanoçe nga pija e blerë. Këto mjete janë planifikuar të sigurohen nga ana e komunave të cilat do të duhet të paraqiten si partnerë në projekt. Në periudhën e ardhëshme është e planifikuar të vendosen rreth 400 vending makina të kthyeshme në të gjithë territorin e shtetit. 

 

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy