Skip to content

Investime prej mbi 2 milionë euro në Rajon

DATA

December 1, 2022

Kategoritë

Këshilli për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në seancën e sotshme të rregullt, theksoi kënaqësinë nga realizimi i projekteve në komunat në të cilat në masë të madhe përmirësohen kushtet për jetë dhe punë të qytetarëve. Me miratimin e Planit financiar dhe Planit aksionar për punën e Qendrës për zhvillim për vitin 2023 është reale të pritet të investohen mbi 2 milionë euro në projekte rajonale, përmes realizimit të mbi 60 aktiviteteve në terren në Rajon.

 

– Është e dukshme që pjesa më e madhe e aktiviteteve kanë të bëjnë me ndërtimin, rehabilitimin dhe rikonstruktimin e infrastrukturës rrugore lokale, pastaj të kryhet përmirësimi i efikasitetit energjetik në objektet publike, veçanërisht përmes instalimit të paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike. Në plan të parë do të jenë aktivitetet për modernizimin e punës së komunave dhe ndërmarrjeve komunale publike me qëllim që të ngrihet kapaciteti i shërbimeve që e marrin qytetarët.

 

Nga Programi për zhvillim të barabartë rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale, përkatësisht Byrosë për zhvillim rajonal, gjatë këtij viti, Qendra për zhvillim, realizon aktivitete në Strugë për rikonstruktimin e rrugëve në pjesën e vjetër të qytetit, u nënshkrua marrëveshja për rikonstruktimin e objektit të zjarrfikësit në Dibër, dhe shumë shpejt pritet të zgjidhet operatori ekonomik që do ta rikonstruktojë shkollën në fshatin Baçishtë në Kërçovë.

 

– Nga e njëjta Program shumë shpejt do të fillojë realizimi i tre projekteve më të mëdha rajonale në fushat e përmendura për të cilat, me Byronë për zhvillim rajonal, janë nënshkruar marrëveshje në vlerë të përgjithshme prej 54 milionë denarë. Intervenimet do të kryhen gjatë gjithë vitit 2023. 

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy