Skip to content

U nënshkruan marrëveshje për tre projekte rajonale në vlerë prej 54 milionë denarë

DATA

November 14, 2022

Kategoritë

Drejtori i Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, m-r Mirjana Lozanoska, sot në Shkup, nënshkroi tre marrëveshje për realizimin e projekteve rajonale me të cilat do të zgjidhen nevojat energjetike dhe infrastrukturore të komunave, dhe do të furnizohet edhe pajisje për ndërmarrjet komunale me qëllim që të përmirësohet efikasiteti i tyre në kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve.

 

Vlera e përgjithshme e tre marrëveshjeve është 54 milionë denarë dhe të njëjtat janë siguruar nga buxheti nacional përmes Programit për zhvillim të barabartë rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal për këtë vit dhe vitin që vjen. Në kuadër të projektit për efikasitet energjetik, me 35 milionë denarë, do të zgjidhen nevojat e objekteve shkollore, çerdheve dhe objekteve tjera publike në Strugë, Debërc, Vevçan, Makedonski Brod, Kërçovë, Pllasnicë dhe Dibër.

 

Me 12 milionë denarë do të zgjidhen nevojat për përmirësim të infrastrukturës rrugore në Vevçan dhe Qendër Zhupë. Për furnizimin e pajisjeve për ndërmarrjet komunale Ujësjellës, Niskogradba dhe Debërca do të kushtohen 8 milionë denarë.

 

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve me të gjitha qendrat e rajoneve planore ishin të pranishëm edhe zëvendës kryetari i Qeverisë për çështje ekonomike, Fatmir Bityçi, ministri i vetëqeverisjes lokale, Risto Penov dhe drejtori i Byrosë për zhvillim rajonal, Ramiz Rexhepi, të cilët e theksuan angazhimin për rritjen e mjeteve për rajonet, investime më të mëdha brenda në shtet, por edhe kërkuan që të shihen edhe sukseset e projekteve të relaizuara.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy