Skip to content

U bë pranimi teknik dhe u lëshua në përdorim objekti i rikonstruktuar në Trebenishtë

DATA

November 10, 2022

Kategoritë

Sot në Trebenishtë, Komunën e Debrcës, në prani të përfaqësuesve nga Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, organit mbikëqyrës, operatorit ekonomik dhe përdoruesit përfundimtar të objektit – Komuna e Debërcës, u bë pranimi teknik dhe  lëshua në përdorim kjo shtëpi kulturore-historike.

 

Gjatë muajve të fundit është bërë rikonstruksion i plotë i të gjitha dhomave kryesore dhe ndihmëse në pjesën e brendshme, gjë që mundëson organizimin e mëtejshëm të takimeve, manifestimeve, galerive të artit dhe evenimenteve të tjera me interes për qytetarët e kësaj komune. Sipërfaqja totale e brendshme e ndërtesës është 503 m2, dhe përveç kësaj, është përmirësuar efikasiteti energjetik i objektit duke vendosur fasade termike.

 

Investimi i përgjithshëm është 3,8 milionë denarë, ku shuma më e madhe e mjeteve vjen nga buxheti nacional përmes Programit për zhvillim të barabartë rajonal të Ministrisë për vetëqeverisjes lokale, përkatësisht Byrosë për zhvillim rajonal, ndërsa një pjesë e mjeteve për rindërtim janë siguruar nga Komuna e Debërcës. Kontraktor i punimeve ishte kompania Tane 2007 SHPKNJP Ohër.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy