1 nëntor 2022, Strugë Komunikimi efektiv mes palëve të interesuara në nivel rajonal është e rëndësishme sepse në atë mënyrë do të përmirësohet informimi i publikut për masat e politikëspër nxitjen e zhvillimit të barabartë rajonal, si dhe mundësimi i qasjes së lirë deri te informacionet për palët e interesuara. Përveç asaj, do të përmirësohet përfshirja aktive e qytetarëve në procesin e krijimit dhe realizimit të politikës rajonale, dhe bashkëpunimit gjatë përgatitjes, realizimit, monitorimit dhe vlerësimit të dokumenteve planore për zhvillim rajonal mes organeve të pushtetit qendror dhe komunave, partnerëve ekonomik dhe social dhe përfaqësues të tjerë relevantë të shoqërisë civile. Këto ishin një pjesë e qëllimeve të trajnimit që u realizua me mbi njëzetë pjesëmarrës nga komunat, biznes sektori dhe ekipit të Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.
Trajnimin e realizoi Miki Trajkoski, pjesëtar i ekipit të projektit “Zhvillim i barabartë rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv”, i cili të pranishmit i njoftoi me nevojën e komunikimit me mediumet, zhanret që mund të përdoren me qëllim që të arrihen efekte më të mira tek publiku dhe nevojës së përgatitjes së planit medial vjetor të vetë institucioneve. Në trajnim u zhvilluan edhe disa teknika praktike që duhet të zbatohen gjatë eventeve publike të përfaqësuesve të institucioneve publike.
Përmirësimi i shkathtësive komunikuese të aktorëve rajonal është i rëndësishëm për rritjen e transparencës së projekteve zhvillimore rajonale, dhe e njëjta del nga nevoja e implementimit të tërësishëm dhe të suksesshëm të Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal.
No comment yet, add your voice below!