Nëpërmjet diskutimeve në forum të palëve të rëndësishëm nga Rajoni filloi procesi i gjenerimit të ideve dhe formimit të projekteve rajonale me të cilat Qendra për zhvillim të rajonit planor JUGPERËNDIMOR do të aplikojë tek donatorët e brendshëm dhe të jashtëm gjatë periudhës së ardhshme programore. Në plan të parë, në pajtim me obligimet që dalin nga Ligji për zhvillim të barabartë[ rajonal dhe akteve tjera normative, në nivel rajonal, përveç këtij forumi, kah fundi i muajit nëntor do të mbahet edhe forumi i dytë , me çka pritet të kompletohen aplikacionet e projekteve të cilat, gjatë muajit shkurt të vitit 2023, do të dorëzohen për miratim tek Ministria e vetëqeverisjes lokale, përkatësisht Byroja për zhvillim rajonal.
– Sipas informacioneve të para buxheti i përgjithshëm për projektet rajonale në rajonin planor Jugperëndimor pritet që të jetë rreth 54 milionë denarë. Këto mjete, që shpërndahen nga buxheti nacional, do t’i kushtohen zgjidhjes së nevojave prioritare të nëntë komunave, përkatësisht qytetarëve dhe subjekteve tjera të rëndësishme në nivel rajonal. Programi është dyvjeçar, përkatësisht 2023/24, që do të thotë se realizimi i projekteve do të ndodhë në atë periudhë.
Në forumin e parë rajonal, mbi 50 pjesëmarrës, si më prioritare i përcaktuan këto sfera: turizmi dhe kultura, arsimi dhe sfera sociale, infrastruktura komunale dhe lokale, ambienti jetësor, dhe veçanërisht nevojat për zgjidhjen e problemeve me krizën energjetike. Sferat e përmendura, realisht, janë pjesë e përcaktimeve programore që dalin nga dokumentet zhvillimore nacionale dhe rajonale. Gjatë kësaj, u prezantuan mbi njëzetë ide, për të cilat gjatë periudhës së ardhshme, pritet që të bëhet analizë për arsyeshmërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre, që është mjaft e rëndësishme për donatorët.
Kah fundi i muajit nëntor do të prezantohen idetë më të qëndrueshme, dhe për të cilat gjatë muajit dhjetor 2022, përkatësisht shkurt të vitit 2023, do të përgatiten aplikacione projektuese të plota bashkë me dokumentacionin teknik dhe përllogaritjet financiare, dhe me të cilat do të aplikohet tek donatorët nacional dhe ndërkombëtar. Në të gjithë procesin e selektimit dhe vendosjes për projektet do të përfshihen edhe kryetarët e komunave, përkatësisht nëntë anëtarët e Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.
No comment yet, add your voice below!