Skip to content

U RANGUAN KONCEPTET PËR PROJEKTET RAJONALE PËR DY VITET E ARDHËSHME

DATA

December 2, 2022

Kategoritë

,

Përfaqësuesit e komunave dhe palëve tjera të rëndësishme nga rajoni planor Jugperëndimor, në forumin e dytë të sotshëm, vendosën që Këshillit për zhvillim rajonal t’i propozojnë tre koncepte të projekteve rajonale për të cilat do të kërkohen mjete nga Programi për zhvillim të barabartë rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale, përkatësisht Byrosë për hvillim rajonal për vitin 2023 dhe 2024. Në pajtim me votimin e bërë, rreth 50 pjesëmarrës në forum, më së shumti pikë i dhanë konceptit “Përdorimi i burimeve të rinovueshme të energjisë me vendosjen e paneleve diellore”, në të cilin si partnerë janë komunat: Pllasnicë, Makedonski Brod, Dibër dhe Strugë. Në vendin e dytë është koncepti për “Përmirësimi i efikasitetit energjetik”, me çka partnerë janë komunat e Kërçovës, Vevçanit, Ohrit dhe Debërcës dhe në vendin e tretë është koncepti për “Rikonsktruimi i infrastrukturës rrugore me qëllim të përmirësimit të ofertës turistike”, dhe partnerë janë komunat e Vevçanit, Pllasnicës dhe Qendër Zhupës.    

 

Pritet që deri në fillim të muajit shkurt të 2023 të kompletohen tërësisht aplikacionet e projekteve bashkë me dokumentacionin teknik të detyrueshëm dhe përllogaritjet financiare, dhe me të cilat do të aplikohet tek Ministria e vetëqeverisjes lokale, përkatësisht Byrosë për zhvillim rajonal. Në krejt procesin e përzgjedhjes dhe vendimmarrjes për projektet do të përfshihen edhe kryetarët e komunave, përkatësisht të nëntë anëtarët e Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.

 

Sipas informacioneve paraprake buxheti i përgjithshëm për projekte rajonale në rajonin planor Jugperëndimor pritet të jetë rreth 54 milionë denarë. Këto mjete, që ndahen nga buxheti nacional, do të jenë për zgjidhjen e nevojave të prioretizuara të nëntë komunave, përkatësisht qytetarëve dhe subjekteve tjera të rëndësishme në nivel rajonal. Programi është dyvjeçar, përkatësisht 2023/2024, çka do të thotë se realizimi i projekteve do të bëhet në periudhën e përmendur.

 

Ftesë dhe rend dite

Lista e pjesëmarrësve

Procesverbal nga modertori

Vlerësimi i sesioneve të forumeve

Procesverbal/Raport nga eksperti

Koncepti i projektit “Vendosja e sistemeve fotovoltaike në objekte publike”

– Analiza e shpenzimeve dhe përfitimeve “Vendosja e sisitemeve fotovoltaike në objekte publike”

– Koncepti i projektit “Përmirësimi i efikasitetit energjetik në RPJP“

Analiza e shpenzimeve dhe përfitimieve „Përmirësimi i efikasitetit energjetik në RPJP“

– Koncepti i projektit “Rikonstruktimi i infrastrukturës rrugore“

– Analiza e shepnzimeve dhe përfitimeve “Rikonstruktimi i infrastrukturës rrugore”

 

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy