Skip to content

U nënshkrua Marrëveshja për projekt investues në Rajon

DATA

December 16, 2022

Kategoritë

Drejtori i Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, m-r Mirjana Lozanoska, sot në Shkup, me ministrin për vetëqeverisje lokale Risto Penov, e nënshkroi marrëveshjen për realizimin e projektit investues për rikonstruktimin dhe modernizimin e Spitalit të specializuar për prevencion, shërim dhe rehabilitim të sëmundjeve kardiovaskulare “Shën Stefani” në Ohër.
Buxheti i projektit është pak më shumë se 23,4 milionë denarë, dhe në pajtim me përllogaritjen financiare mjetet do të investohen në rikonstruktimin e plotë me qëllim, dhe si prioritet, të rritet niveli i efikasitetit energjetik të objektit. Me atë do të mundësohet që të përdoret në vazhdimësi kapaciteti gjatë gjithë vitit, dhe rritja e numrit të pacientëve tëcilët do të përfshihen në procesin e shërimit dhe rehabilitimit. Përveç në këtë aspekt, një pjesë e konsiderueshme e mjeteve do të përdoren për digjitalizimin e shërbimeve, si dhe furnizimin e pajisjeve për diagnostifikim të saktë të pacientëve

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy