Ekipi i Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, mori pjesë aktive në punëtorinë planifikuese vjetore në Ohër, në kuadër të projektit “Zhvillim i barabartë rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv – faza II”.
Në punëtori u prezantuan aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2022 nga të gjitha Qendrat për zhvillim të rajoneve planore dhe Biznes qendrave, dhe njëkohësisht të gjithë kishin mundësi që t’i prezantojnë vlerat e tyre, produktet dhe muzikën që janë karakteristike për rajonin e tyre.
Gjithashtu në punëtori u diskutuan edhe planet e ardhshme për përkrahje të Qendrave për zhvillim rajonal nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale gjatë vitit 2023 si dhe projektet e ardhshme rajonale të cilat do të realizohen gjatë periudhës së vijon.
No comment yet, add your voice below!