Skip to content

U LËSHUAN NË PËRDORIM PESË RRUGË TË RIKONSTRUKTUARA NË STRUGË

DATA

February 2, 2023

Kategoritë

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor dhe operatori ekonomik i angazhuar – kompania Markoski K73 SHPKNJP Strugë e përfunduan rikonstruktimin e pesë rrugëve në pjesën e vjetër të qytetit të Strugës, me çka në tërësi janë realizuar të gjitha aktivitetet e planifikuara në kuadër të projektit “Përkrahja e zhvillimit ekonomik rajonal përmes turizmit, kulturës dhe veprimtarive tjera ekonomike”, e miratuar nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal.

                Bëhet fjalë për rikonstruktimin e rrugëve “27 Marsi”, “Niko Nestor”, “Vëllezërit Milladinovci”, “Goce Dellçev” dhe “Dimitar Vllahov” me gjatësi prej 600 m dhe sipërfaqe prej rreth 3200 m2. Në terren gjatë muajve të kaluar u demontuan gurët e vjetër, u shtrua bazë e re nga rëra dhe betoni, me çka u bë montimi i gurëve të njëjtë me qëllim që të ruhet autenticiteti i çarshisë së vjetër. Vlera e përgjithshme e punëve të kryera është rreth 13,6 milionë denarë, dhe mjetet janë siguruar nga buxheti qendror i shtetit, si dhe partneri – Komuna e Strugës.

                Paralelisht tek rrugët u realizua edhe projekti i Komunës për vendosjen e rrjetit të ri të ujësjellësit dhe sigurimin e kyçjeve për rreth 100 shtëpi banimi në këtë pjesë të qytetit, për çka u investuan rreth 5 milionë denarë nga buxheti i Komunës së Strugës. Në rrugët e përmendura u vendos edhe rrjeti i ri i EVN, Telekomit dhe provajderëve lokal.

                Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor përveç në Strugë, në kuadër të projektit të përmendur po realizon edhe punë për rikonstruktimin e rrugëve edhe në Ohër Vevçan dhe Qendër Zhupë për çka gjithsej janë investuar rreth 50 milionë denarë. Pjesa më e madhe e mjeteve janë nga Buxheti i shtetit, por edhe kofinancim i komunave partnere në projekt. Qëllimi i proejktit është që përmes përmirësimit të infrastrukturës lokale të ngriten performansat turistike të komunave, si dhe të përforcohen aktivitetet ekonomike në zonat e targetuara.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy