Sot në ISHP Kardiologjia “Shën Stefani” në Ohër u bë prezantimi i projektit investues “Përmirësimi i kushteve për turizëm shëndetësor me rikonstruktimin e ISHP Kardiologjia”, furnizmimin e pajisjeve për digjitalizim, me çka do të investohen 24,4 milionë denarë përmes Shemës së granteve të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Agjencisë zvicerane për bashkëpunim.
Me këtë intervenim të rëndësishëm, para mediave dhe të punësurave, fjalë përshëndetëse kishte edhe sekratari shtetëror në MVL-z.Kiril Partalkov, kryetari i komunës së Ohrit – dr.Kiril Pecakov, M-r Mirjana Lozanoska – drejtor i Qendrës për zhvillim të RPJP dhe drejtori i ISHP dr.Elena Kovaçeska-Bashuroska.
Projekti ka tri komponenta të cilat do të mundësojnë shfrytëzim maksimal të kapaciteteve të spitalit, kursime energjetike dhe modernizim në pjesën e shërbimeve drejt pacientëve të cilët rehabilitohen gjatë gjithë vitit.
No comment yet, add your voice below!