Kryetari i Komunës së Ohrit, d-r Kiril Pecakov, në mbledhjen e rregullt të sotshme, njëzëri u zgjodh për president të Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor me mandat një vjeçar, në pajtim me Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal. Duke u falënderuar për zgjedhjen, d-r Pecakov theksoi se momentet e krizave me të cilat ballafaqohet shteti nuk janë ende të zgjidhura dhe në atë kuptim është e nevojshme mobilizimi i të gjithë subjekteve me qëllim që të tejkalohen problemet me funksionimin e tij, si dhe në përmirësimin e kualitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve, dhe nga ana e komunave, dhe nga ana e ndërmarrjeve komunale.
Në atë kuptim, d-r Pecakov si pozitive e vlerësoi rolin e Këshillit dhe Qendrës për zhvillim të Rajonit, përmes të cilave realizohen projekte të rëndësishme rajonale të cilat i përmirësojnë kushtet e banorëve. Njëkohësisht, d-r Pecakov theksoi se do të jetë i hapur për bashkëpunim me qëllim që të përfitojnë më shumë mjete dhe të realizohen projekte veçanërisht në mjediset rurale sepse ato kanë mjete të limituara dhe nuk janë në gjendje të njëjtë si dhe disa komuna tjera të mëdha nga Rajoni.
Në mbledhjen e sotshme të rregullt të Këshillit për zhvillim u miratua lista e projekteve rajonale me të cilat Qendra për zhvillim do të aplikojë tek donatorët e brendshëm dhe të jashtëm gjatë këtij viti. Në atë drejtim, veçse është përfunduar procedura për selektimin dhe verifikimin e projekteve me të cilat do të aplikohet tek Byroja për zhvillim rajonal. Bëhet fjalë për tre projekte me të cilat do të përmirësohet efikasiteti energjetik në ët gjithë nëntë komunat e Rajonit përmes vendosjes së paneleve diellore dhe rikonstruktimit të objekteve publike, dhe do të përmirësohet edhe infrastruktura rrugore lokale. Vlera e përgjithshme e projekteve është rreth 56 milionë denarë, mjete që janë siguruar nga buxheti qendror i shtetit.
Për momentin përmes Qendrës për zhvillim realizohen projekte në Makedonski Brod, Kërçovë dhe Dibër, dhe pritet edhe fillimi i aktiviteteve për rikonstruktimin e spitalit për sëmundje kardiovaskulare në Shën Stefan për të cilin është fituar grant nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.
No comment yet, add your voice below!