Skip to content

Tre aparate të reja për ESHP Nefrologjinë – Strugë

DATA

March 21, 2025

Kategoritë

Më 18.03.2025, Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, ESHP Nefrologjisë – Strugë, në kuadër të projektit “Rikonstruksioni i ESHP Nefrologjia Strugë dhe krijimi i kushteve për turizëm shëndetësor në RPJP”, i dorëzoi pajisjet – tre aparate për hemodijalizë, hemodijafiltrim dhe hemofiltrim.

 

Këto pajisje do të mundësojnë përkujdesje më të mirë për pacientët me insuficiencë kronike n; veshka, si dhe për ata me gjendje akute që kërkojnë metoda të avancuara të pastrimit të gjakut.

 

Përfitimet e pajisjeve të reja:

  1. Trajtim më cilësor – Aparatet e reja ofrojnë një shkallë më të lartë efikasiteti në largimin e toksinave dhe lëngjeve të tepërta nga gjaku, duke përmirësuar gjendjen e përgjithshme shëndetësore të pacientëve.
  2. Qasje më e madhe në shërbime – Me rritjen e kapaciteteve të institucionit, do të ulet koha e pritjes për pacientët që kanë nevojë për dializë.
  3. Ulje e rreziqeve dhe komplikimeve – Teknologjitë moderne të pajisjeve të reja mundësojnë metoda trajtimi më të avancuara dhe më të sigurta, duke reduktuar efektet anësore te pacientët.
  4. Mbështetje për rastet akute – Përveç pacientëve kronikë, këto pajisje do të ndihmojnë në trajtimin më efikas të pacientëve me insuficiencë  akute në veshka, veçanërisht në rastet emergjente.
  5. Kushte më të mira pune për personelin mjekësor – Stafi do të ketë në dispozicion pajisje bashkëkohore që lehtësojnë monitorimin dhe trajtimin më të sigurt të pacientëve.

 

Me këtë investim, EPSH Nefrologjia – Strugë do të rrisë ndjeshëm kapacitetin e trajtimit dhe do të ofrojë shërbime shëndetësore më cilësore për pacientët, duke kontribuar në përmirësimin e shëndetit dhe jetëgjatësisë së tyre.

 

Projekti u zbatuar nga Qendra për zhvillim të RPJP dhe u financua nga Ministria e vetëqeverisjes lokale dhe Qeveria e Konfederatës Zvicerane / Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, me një vlerë prej 3.669.000,00 MKD.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy