Skip to content

Mini eskavator për Komunën e Qendër Zhupës

DATA

December 1, 2025

Kategoritë

Në Qendër Zhupë zyrtarisht u dorëzua mini eskavatori i ri, i cili do t’i shërbejë qytetarëve për rregullimin dhe mirëmbajtjen e rrugicave komunale, hapësirave të gjelbra, rrugëve dhe projekteve tjera infrastrukturore.

Me këtë eskavator të ri, komuna do të përfitojë:

  • Mirëmbajtje më të mirë dhe më efikase të rrugëve dhe rrugicave — reagim më të shpejtë pas shfaqjes së dëmtimeve, gropave dhe defekteve tjera;

  • Pëkrahje për projektet e mëdha për rregullimin e hapësirave publike — parqe, hapësira publike, zonat e gjelbra;

  • Rritja e kualitetit të jetesës së banorëve — infrastrukturë më kualitative, vende për parkim, rrugica, zona për këmbësorë;

  • Gatishmëri për intervenime të shpejta — gjatë kushteve të rënda metereologjike, rrëshqitjeve të dheut, përmbytje ose fatkeqësive tjera.

Furnizimi i mini bagerit është pjesë e programit afatgjatë për modernizimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së komunave dhe Rajonit, me qëllim që të sigurojmë jetë më të mirë dhe më të qetë për të gjithë qytetarët e komunës sonë. Duke investuar në mekanizim si eskavatori i ri, ne e lehtësojmë dhe shpejtojmë mirëmbajtjen dhe zhvillimin e infrastrukturës komunale. Këto makineri shërbejnë për realizimin më efikas të aktiviteteve ndërtimore dhe komunale – nga rregullimi i rrugëve, deri te përgatitja e terreneve për projkte të reja.

Projektin e implementon Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, ndërsa financiarisht mbështetet nga Ministria për vetëqeverisje lokale, nga programi për uljen e dispariteteve në Rajone, dhe Komuna e Qendër Zhupës si partner në projekt.

                 

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy