Pajisje e re për detektimin e defekteve në gypat e ujësjellësit – NP Ujësjellësi Ohër
Në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve të NP-së përmes furnizimit me pajisje”, NP Ujësjellësi – Ohër u pajis me një aparat modern për detektimin e defekteve në gypat e ujësjellësit, në vlerë totale prej 873.200,00 denarë. Qëllimi kryesor i kësaj pajisjeje është zvogëlimi i humbjeve të ujit të pijshëm, përmes detektimit të lehtë, të shpejtë dhe të saktë të defekteve në rrjetin e ujësjellësit.
Me sigurimin e kësaj pajisjeje përmirësohen ndjeshëm kushtet e punës, mundësohet menaxhim më efikas i sistemit, si dhe ofrimi i shërbimeve më cilësore për qytetarët e Komunës së Ohrit. Njëkohësisht, pritet ulje e ndjeshme e humbjeve të ujit të pijshëm, të cilat aktualisht arrijnë rreth 50%, duke kontribuar në shfrytëzim më të qëndrueshëm të burimeve ujore.
Projekti financohet nga Byroja për zhvillim rajonal, në kuadër të programit për zhvillim të barabartë rajonal për vitin 2025, ndërsa realizimi u bë nga Qendra për yhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.
No comment yet, add your voice below!